Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

FIFA zhgënjen Serbin Empty FIFA zhgënjen Serbin

Fri 14 Mar 2014 - 10:27
Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) është zhgënjyer nga vendimi i FIFA-së, e cila konsideroi se Kosova nuk i ka shkelur modalitetet në ndeshjen ndaj Haiti. Serbet paralajmërojnë sërish ankesë.
FIFA i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Serbisë, të mërkurën duke i bërë të ditur se Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen për modalitetet e zhvillimit të ndeshjeve miqësore.
Ky vendim e ka zhgënjyer Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), pasi kjo e fundit kishte kërkuar që shtëpia e futbollit botëror ta anulojë vendimin që Kosova të luajë miqësore, pasi nuk i ka respektuar modalitetetnë miqësoren ndaj Haitit.
“Jam mjaft i zhgënjyer pasi emblema e Federatës nuk konsiderohet një simbol kombëtar, por vetëm himni dhe flamuri. Ne e kemi përkrahur idenë e FIFA-së që t’i konsiderojë të gjithë fëmijët e Evropës të njëjtë dhe t’i lejojë të luajnë futboll, por kjo është përdorur për të krijuar probleme në rajon”, ka deklaruar sekretari i FSS-së Zoran Lakovic për Novostin.
Ai ka thënë se nuk e ka pritur një vendim të tillë, pasi në ndeshjen Kosovë –Haiti ka pasur fyerje dhe thirrje raciste për serbet. Sipas Lakovicit, FIFA është dashur t’i ndëshkoj kosovarët pasi pretendon ‘zero tolerancë’ dhe diskriminim racor.
Megjithatë, FSS planifikon të ankohet sërish në FIFA, duke kërkuar që ta anuloj vendimin për Kosovën.
“Do të kërkojmë nga FIFA të na japë njoftimin zyrtar, të shohim se kush janë ata delegatë dhe zyrtarë për të cilët po bëhet fjalë, se a do të dalë siç kemi thënë ne apo jo. Vendimi është marrë edhe sipas dëshmive të tyre”, ka thënë Lakovic.
Ai ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe nga Komiteti i FSS’së të shqyrtoj përgjigja e FIFA’s, derisa thotë se do tëkonsultohen me edhe me UEFA’n rreth kësaj çështjeje në takimin e ardhshëm të Kongresit në Astana.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi