Përjetimi i jetëve te kaluara
Wed 19 Mar 2014 - 21:45
Nëse kemi shpirtin i cili mbijeton trupin ose nëse ekziston reinkarnimi, nuk do të ishte dashur të na çuditë mundësia e shfaqjes së gjurmëve të jetave të kaluara në jetën e tashme si një shkak i çrregullimeve emocionale shoqërore.
Terapia e përjetimit të jetëve të kaluara themelohet në hipotezën se disa çrregullime shfaqen për arsye se jetët e kaluara janë fshehur në nëndijen e njeriut, kështu që ndoshta do të duhej të sjellën në vetëdije, sipas principit të njëjtë që Frojdi e solli në psikanalizë mbi vetëdijesimin e traumave të ngulfatura.
Historia
Kur psikologët, kah fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnë dukurinë e mediumëve, disa prej tyre i njohën mediumet të cilët në trans qenë të "xhindosur" prej shpirtave të personave prej së kaluarës.
Ndonjëherë ishin ata persona të njohur të periudhës së njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, në mënyrë kritike por edhe me kuptueshmëri, vëzhgoi një femër-mediume dhe konstatoi se në rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirëpo, ajo me vetëdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me të vërtetë e "xhindosur".
Që atëherë u paraqitën disa raste të cilat dukshëm tregonin në reinkarnimin.
Psikiatri dr Arthur Guirdham në disa botime të veta detalisht përshkroi rastin. Sipas tij, një grup prej tetë njerëzve, të gjithë në jetën e kaluar, në shekullin e trembëdhjetë, jetuan si katarë (sektë askete e besimit të krishterë) në Provansë, ndërsa në shekullin e njëzet në rrethinën e Bristolit në Angli. Të dhënat mbi jetat e tyre të kaluara u gjetën në dokumentet e inkvizicionit, dhe çdonjëri prej tyre ka qenë personalitet i njohur. Në këtë lidhshmëri të pazakonshme mes të kaluarës dhe të tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave të tyre të shekullit të XIII, të cilat nxitën ankthet dhe sëmundjet trupore në jetën e tashme të tyre.
Në çfarë mënyre jetat e kaluara ndikojnë në jetën e tashme
"Hapi i parë që na pret si mjekë është njohja sa më e mirë e ndikimeve të psikës të robëruar në materie", thekson dr Guirdhami në librin e vet We are one another (Ne jemi një). Kujtimet në përjetimet e jetave të kaluara janë të lidhura ngusht me simptomet e jetës së tashme". Pavarësisht prej gjurmimeve të Guirdhamit, në Shtetet e Bashkuara u shfaq një terapi e cila themelohet në hipotezën se simptomet, në të cilat nuk veprojnë metodat e mjekimit të mjekësisë ortodokse, mund të jenë pasojë e ndikimit të jetës së kaluar në të tashmen. Metoda e tillë filloi të përhapet edhe tej Atlantikut.
Principet e terapisë së tillë i përshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit për vetëdijësimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin në librin Past lives therapies (Terapia e përjetimeve të jetave të kaluara). Nethertoni, natyrisht, është i vetëdijshëm për faktin se shumë njerëz nuk do të besojnë se njeriu pa dijen e vet mund t'i thërrasë ngjarjet prej jetave të kaluara, dhe ç'është më tepër, se ato ngjarje të kaluara mund të nxisin sëmundje serioze.
Reinkarnimi tek duhet të dëshmohet si fakt, i thonë shpesh të sëmurët skeptikë. Nethertoni nuk i hudh poshtë dyshimet e pacientëve; përkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund të dëshmohet. Fjala është vetëm për një hipotezë të përshtatshme, shpjegon ai, në mënyrë që të shpjegohet se pse disa njerëz në transe bëhen personalitete të tjera, flasin sikur që kanë jetuar në ndonjë shekull tjetër duke sjellë mjaft fakte në llogari të reinkarnimit. Nuk është e nevojshme as të dëshmohet vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara, sepse në të vërtetë është i rëndësishëm vetëm fakti se a vepron bëmirësisht terapia e këtillë, do të thotë a i zgjedh problemet e pacientit në sjelljen e tij.
Shiritat e Bloxhamit
Rasti i regresionit nën hipnozë, që e përshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta është shembulli më i mirë i përjetimeve të jetës së kaluar. Jane Evansi, në gjendjen hipnotike u bë Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar në York në shekullin e dymbëdhjetë dhe ishte njëra prej viktimave të persekutimit më 1189.
Rasti ishte i pazakonshëm sepse njëra prej pamjeve të cilën Jane Evansi "përsëri e përjetoi" ndodhi në kriptën kishtare për ekzistencën e së cilës u muar vesh tek pas një emisioni televiziv, kështu që Jane Evansi nuk ka mundur të dijë për atë. Bloxhami inçizoi përjetimet e saj, ndërsa shiritat qenë të lëshuara në një emision të BBC-së. Mirëpo, terapeutët të cilët përdorin metodën e përjetimeve të jetave të kaluara shpesh theksojnë se nga aspekti i tyre është sporadike se a është frika që e tregoi Jane Evansi nën hipnozë rezultat i kthimit në jetën e kaluar apo jo. Kjo ka mundur të jetë edhe pjellë e imagjinatës, ose ankth që mbeti në nëndijen e saj.
Terapeutët pohojnë se ajo përmbajtje e "groposur", pa marë parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatërrojë jetën nëse nuk "çgroposet", nëse nuk nxjerret në sipërfaqe.
Morris Nethertoni citon rastet (siç bëri edhe Guirdhami) kur pacientëve iu paraqitën djegiet ose vendet e nxira në trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave të kaluara. Ndonjëherë mund të ndërlidhet edhe lidhja reale me historinë, sikur te katarët Guirdhamit që pësuan nga inkvizicioni.
Simptomet janë shpesh në lidhje me përjetimet specifike (disa pacientë, për shembull, përjetojnë se janë munduar si robër) të cilat zakonisht nuk janë të shënuara në dokumentet e shkruara. Mirëpo e gjitha kjo nuk është e rëndësishme për terapinë; qëllimi kryesor është sjellja e kujtesës në nivelin e vetëdijes dhe atëherë të kalohet në mjekim. Rastet e këtilla mund t'i krahasojmë me ankthet, të cilat nxisin frikë momentale, por që kalojnë kur jemi krejtësisht të zgjuar.
Për këtë edhe nuk është e rëndësishme se a mund vërtet të dëshmohen ato ngjarje që na kujtohen. Madje nuk është e rëndësishme as nëse hulumtimi tregon se pacienti nuk ka përjetuar kurrëfarë jete të kaluar, që personi në të cilin pacienti "shndërrohet" nuk ka ekzistuar, dhe se ngjarjet e përshkruara nuk kanë ndodhur. Me rëndësi është fakti se pacientin diçka e mundon dhe manifestohet në mënyrën e tillë, mu sikur në ëndërr. Qëllimi i terapisë është sjellja e pacientit në atë gjendje ashtu që të bëhet i vetëdijshëm për problemin që e mundon dhe t'i ndihmohet që ta zgjidh.
Veprimi
Disa terapeutë praktikojnë metodën e cila nuk dallohet aq nga psikoanaliza. Pacienti mbetet i vetëdijshëm, ndërsa terapeuti i ndihmon që ta sjell përmbajtjen e shtytur ose ngulfatur në vetëdije. Të tjerët më me dëshirë praktikojnë hipnozën ashtu që t'i ndihmojnë pacientit të kthehet në të kaluarën dhe të konstatohet se a do ta përjetojë ndonjë jetë të kaluar me mbresa traumatike të cilat mund të kenë lidhje me simptomet dhe brengat e tashme të pacientit. Të themi se ju mundon ndonjë problem ose kujtim në ndonjë gjë, diçka që mund të shërbejë si katalizator, pastaj përqëndroheni në të me ndihmën e terapeutit dhe të tjerëve në grup ashtu që vërtet arrini deri te çasti në të cilin aktrimi i mëparshëm befas bëhet realitet, kështu që ajo çka aktroni shndërrohet në përjetim të reprizuar.
Hulumtimet
Qëndrimi i Nethertonit se vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara nuk është e rëndësishme gjithsesi meriton kujdesin sepse shumica e hulumtimeve të reja bazohet në hulumtimin e dokumenteve të vjetra ashtu që të vërtetohej se a ekzistojnë dëshmitë për mundësinë e reinkarnimit, dhe të zbulohet se a kanë ndodhur me të vërtetë ato ngjarje në të kaluarën, dhe nëse kanë ndodhur, a kanë mundur individët, të cilëve iu kujtohen ato ngjarje, që në ndonjë mënyrë të kenë ditur për to, për shembull duke dëgjuar tregime për ato ngjarje kur kanë qenë tepër të rinj për t'i mbajtur në mend, e pastaj t'i kenë mbjellur ato ngjarje në nëndije.
Disa hulumtues, sidomos profesori Ian Stivensoni nga universiteti Virginia, me kujdes i kanë kontrolluar një radhë ngjarjesh dhe konstatuan se disa persona mund t'i përshkruajnë saktësisht ngjarjet e së kaluarës edhepse nuk kanë mundur në asnjë mënyrë të kenë ditur për to. Stivensoni veçanërisht thekson se ky fakt nuk vërteton reinkarnimin, por megjithatë tregon se te disa persona paraqiten "kujtimet" të cilat nuk mund të shpjegohen me anë të kujtesës së zakonshme, qoftë ajo me apo pa vetëdije.
Personat e tillë jo vetëm që "shohin" të kaluarën, por munden edhe ta përjetojnë, ndërsa ndodhitë që i "përjetojnë përsëri" gjatë terapisë mund të jenë të tmerrshme. Ky është rast i shpeshtë gjatë regresionit nën hipnozë, metodë me të cilën disa terapeutë shpesh shërbehen që t'i hyjnë në gjurmë mbresave të cilat mund të jenë në lidhje me simptomet e neurozës, kur prej kandidatit kërkohet që të kthehet jo vetëm në fëmijëri por edhe në të kaluarën e largët.
Rastet e volitshme
Personave, të cilët sprovuan llojet tjera të psikoterapisë për mjekimin e simptomeve të pashpjegueshme, veçanërisht pengesave emocionale si brengosjet, ankthet ose nervozat, terapia e përjetimit të sërishëm të jetave të kaluara mund t'iu jetë mjaft e dobishme. Guirdhami konstatoi se zbulimi i disa traumave nga e kaluara nuk është i domosdoshëm për heqjen e simptomeve, por mënjanon frikën nga vetëdija epacientit, do të thotë frikën se simptomet mund të jenë të lidhura me ndonjë sëmundje organike ose e gjitha kjo mund të shërbejë si paralajmërim në stadin e parë të sëmundjes shpirtërore.
.exploreuniverse
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi