Vajzat u zotohen baballarëve për ruajtjen e virgjërisë
Sat 22 Mar 2014 - 0:14
Balloja e dëlirësisë, në të cilën një vajzë zotohet të mbetet “e pastër” deri në ditën e martesës së saj, simbolikisht martohet me Zotin dhe i premton babait të saj se do të mbetet e virgjër derisa të bëhet grua është bërë një fenomen në Amerikë, duke u praktikuar në 48 shtete. Ballot u ngjajnë ceremonive të e dasmave, ku vajzat, rreth moshës 12-vjeçare, veshin vello të bardha dhe vallëzojnë me baballarët, të cilët premtojnë të ruajnë dëlirësinë e vajzave të tyre. Gjatë ceremonisë, baballarët i prezantojnë të bijat me unazat e dëlirësisë, që ato i vënë për të simbolizuar zotimin e tyre për virgjërinë.
Ron Johnson, kryepastor në Kishën “Living Stones” prezanton një nga vajzat e tij më të vogla me një unazë dëlirësie, në një dokumentar të ri, duke eksploruar fenomenin në rritje.
Dëlirësia do të thotë që nuk do të ketë kontakt seksual të ndonjë lloji, duke përfshirë puthjet, deri në martesë.
Një nga ballot më të mëdha është mbajtur për 14 vjet në Hotelin Broadmoor në Kolorado. Në këtë event, 60 baballarë janë zotuar “të mbrojnë zgjedhjet e vajzave të tyre për dëlirësi”.
Baballarët pjesëmarrës duhet të firmosin një “konventë dëlirësie” në të cilën ata, si “Prifti më i lartë i shtëpisë dhe familjes” zotohen “para Zotit të mbulojnë të bijën si autoritet dhe mbrojtje në fushën e dëlirësisë”.
Bijat zotohen në heshtje të jetojnë jetë të pastra para Zotit përmes një simboli të hedhjes së një trëndafili të bardhë në kryq, para kërcimit me baballarët e tyre.
/Shekulli Online/L.B./

- Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma
- Të rinjtë djegin flamurin e Agimit të Artë, zotohen të mbrojnë memorialin e Preshevës
- Autizmi, mosha e baballarëve, një ndër shkaqet
- Lumturia bashkeshortore, ndikon per ruajtjen nga semundjet...
- “Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi