Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Talenti i rrallë i “motër” Cristina Scuccia-s Empty Talenti i rrallë i “motër” Cristina Scuccia-s

Sat 22 Mar 2014 - 0:21
Murgesha 25-vjeçare mahnit jurinë e “The Voice of Italy” me zërin dhe interpretimin e saj Jemi mësuar që të shohim shumë të rinj e të reja nëpër emisione të ndryshme televizive, të rinj të cilët kanë ëndrra dhe pasione nga më të ndryshmet. Por jo shpesh shikojmë, për të mos thënë shumë rrallë “njerëzit e Zotit”, siç quhen ndryshe personat që praktikojnë ritet fetare.

E kush do ta merrte me mend që një “motër” ose ndryshe murgeshë, siç quhet në zhargonin popullor, do të merrte pjesë në një shfaqje muzike, siç është “The Voice of Italy”, në shtetin fqinj. Por ajo që të habit më tepër është se kjo “motër” Cristina Scuccia ka një talent të rrallë. E gjithë juria e spektaklit u mahnitën nga talenti i saj, dhe secili prej anëtarëve të jurisë dëshironin që ajo të bëhej pjesë e grupit të secilit prej tyre.

Reperi italian, J-Ax, i cili ishte dhe anëtar i jurisë i tha 25-vjeçares se në qoftë se do ta kishte parë atë përgjatë lutjeve në kishë, tani ai do të ishte pjesë e kishës.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi