Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vetëvaret me zinxhir 12-vjeçarja !  Empty Vetëvaret me zinxhir 12-vjeçarja !

Mon 17 Jan 2011 - 16:00

TEPELENE - Rezultatet e dobëta në mësime gjatë semestrit të parë kanë çuar drejt vdekjes një vajzë 12-vjeçare nga Tepelena. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:40 në fshatin Ivzor të komunës Luftinjë. Minorenia me inicialet E.SH., nxënëse në klasën e 6-të të shkollës 9-vjeçare "Xhevit Çela" u gjet e pajetë në kasollen e bagëtive. Sipas burimeve policore, viktima u gjet nga nëna e saj, e cila po e kërkonte që prej një ore. Kjo e fundit është tronditur, kur ka vënë re të bijën varur me zinxhirin që lidhnin lopën. Ndërsa, familjarët kanë nisur mortin, policia e sinjalizuar për ngjarjen ka mbërritur shpejt në fshatin Ivzor dhe kanë nisur hetimet. Burime pranë grupit hetimor pohojnë se pas kqyerjes së kufomës, nuk u gjetën shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga ekspertiza e bërë si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët e 12-vjeçares, rezultoi se shkaku paraprak i vetëvarjes ishte ngarkesa psikologjike për shkak të rezultateve jo të mira të arritura në mësime gjatë simestrit të parë shkollor. Familjarët e viktimës deklaruan para bluve se nuk kanë asnjë pretendim dhe asnjë dyshim për shkakun e humbjes së jetës të vajzës së tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi