Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Empty Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra

Fri 28 Mar 2014 - 21:24
Persona të paidentifikuar kanë mundur të vjedhin pjesët e çmontueshme të një makine tepër të shtrenjtë gjatë natës së djeshme
Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina_0Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina%201_1Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina%202_2
Një grabitje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një automjet brenda natës është ‘zhveshur’ i gjithi. Persona ende të paidentifikuar kanë mundur ta çmontojnë atë, duke i vjedhur pothuajse çdo pjesë si brenda dhe jashtë. Ngjarja është konstatuar nga pronari i automjetit, emigrant i sapokthyer nga Anglia. Mësohet se, në kohën që ai ka shkuar për të marrë makinën në Lagjen nr. 5, të qytetit bregdetar, vend në të cilin e kishte parkuar e ka gjetur atë të çmontuar.

I habitur nga grabitja e pazakontë, ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor tha se, automjeti tip “Benz” CLS 350 me targa "AA 657 HT", është çmontuar nga hajdutët, duke i vjedhur katër dyert, grupin e timonit, prapakolpin dhe një gomë rezervë. Madje autorët kanë grabitur edhe një celular si dhe disa dokumente që ndodheshin brenda automjetit.

Kjo vjedhje e konsideruar si e pazakontë për blutë e Durrësit, mendohet të ketë ndodhur gjatë natës, duke gdhirë dita e sotme. Sipas policisë, autorët ende të paidentifikuar, pasi kanë thyer njërin nga xhamat trekëndësh në derën e pasme, kanë vjedhur çdo pjesë lehtësisht të çmontueshme, duke lënë vetëm kabinën e sediljet.

/Shekulli Online/ E.L./
Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina%203_0Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina%204_1Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina%205_1Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Makina%206
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra Empty Re: Vjedhja e pazakontë në Durrës, makina ‘zhvishet’ e tëra

Fri 28 Mar 2014 - 21:34
qmontimi i pejesve te ksaj Veture qenka eksperiment
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi