Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur lojërat e fatit ndihmojnë vartësit të rehabilitohen Empty Kur lojërat e fatit ndihmojnë vartësit të rehabilitohen

Sat 29 Mar 2014 - 23:31
Prezantohet strategjia për rritjen e përgjegjësisë ndaj lojërave të fatit. Ministri Veliaj dhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e "Lojërave me Përgjegjshmëri", ranë dakord për të ofruar asistencë për të luftuar varësinë nga lojërat e fatit Neritan Gjergo.Në shoqërinë shqiptare, 24 vitet e fundit, dëshira për t’u bërë milionerë në çast i ka bërë njerëzit që të shpenzojnë vazhdimisht, në të gjitha format e mundshme të lojërave të fatit. Mbrojtja e të miturve dhe grupmoshave të ndryshme nga fenomeni i varësisë ndaj lojërave të fatit, rëndësia e krijimit të një bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet shtetit, enteve rregullatorë, institucioneve monitoruese dhe agjencive përkatëse publike ose private, ishin disa nga problematikat kryesore që u diskutuan dje nga ekspertët ndërkombëtarë në fushën e "Lojërave me Përgjegjshmëri". Disa prej tyre ishin Dr. Mark Griffiths, Mag. Andreas Prenn, Dr. Doris Thaler etj. Ata ndanë përvojën e modeleve funksionale Evropiane lidhur me zbatimin e standardeve të "Lojërave me përgjegjshmëri”, shërbimeve parandaluese si edhe shërbimeve mbështetëse në trajtimin e problemeve të vartësisë. Palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të ofruar asistencën, në rritjen e standardeve dhe kapaciteteve për të luftuar fenomenin e varësisë ndaj lojërave të fatit. Një diskutim i tillë që ka në fokus përgjegjshmërinë e njerëzve ndaj lojërave të fatit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Në konferencë morën pjesë operatorët e përfshirë në fushën e lojërave të fatit, përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe enteve rregullatorë të lojërave të fatit, akademikë, grupe të ndryshme interesi si dhe ekspertë ndërkombëtarë në fushën e “Lojërave me Përgjegjshmëri”. Konferenca u organizua nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Shoqatës Evropiane të Lotarive, zotit Friedrich Stickler.

Konferenca, një risi absolute në Shqipëri, vuri theksin në rëndësinë që kanë politikat e “Lojërave me Përgjegjshmëri”, në këtë fushë. Pikat kryesore që u trajtuan gjatë kësaj konference ishin ndërgjegjësimi i publikut të gjerë, mbrojtja e shtresave të ulëta, strategjitë parandaluese, rëndësia e bashkëpunimit me shërbimet sociale në lidhje me fenomenin e varësisë, si dhe rëndësia për të zhvilluar shërbime të specializuara trajtuese etj. Një fjalë të veçantë mbajti edhe Presidenti i Shoqatës Evropiane të Lotarive, Z. Friedrich Stickler. Duke u fokusuar tek rëndësia e Lojërave me Përgjegjshmëri, Stickler tha se qëllimi i konferencës është të arrijë një konsensus, që parimi “Lojëra me Përgjegjshmëri” është një përgjegjësi që duhet ndarë mes të gjitha palëve të përfshira në industrinë e Lojërave të Fatit, siç janë kompanitë e lojërave të fatit, qeveria, operatorët, OJQ-të etj. “Qëllimi kryesor është t’i japim mundësi anëtarëve të bëjnë parimin “Lojëra me Përgjegjshmëri” pjesë të veprimeve të tyre të përditshme duke minimizuar kështu dëmin që mund t’i shkaktohet shoqërisë”,- tha Stickler. Ministri e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, vuri theksin në shembullin pozitiv që po përcillet te publiku shqiptar.

“Ky është një moment reflektimi dhe të gjithë ne duhet të kuptojmë se përgjegjshmëria ndaj lojërave të fatit është shumë e rëndësishme. Ky aktivitet tregon që mund të jesh një biznes i suksesshëm, por dhe të jesh i kujdesshëm për standardet profesionale”, - tha ministri Veliaj. Edhe pse këto konferenca kanë për synim ndërgjegjësimin e komuniteteve që luajnë rregullisht me lojërat e fatit, dhe kompanitë synojnë përgjegjshmërinë dhe minimizimin e varësisë së njerëzve ndaj tyre, për psikologët, operimi i tyre në treg dhe joshja apo jehona me shembuj pozitivë është një tregues i disfavorshëm për efikasitet. Varësia psikologjike dhe shpresa, pamundësitë për të përmbushur nevojat e natyrshme, vlerësimi i kësaj forme si një rrugëdalje nga më të thjeshtat e me pak shpenzime, bëjnë që qytetarë të ndryshëm të kthehen në frekuentues të rregullt të këtyre pikave të shitjes, dhe në këtë rast kostoja nuk është më kaq e papërfillshme, sa në blerjen e parë.

Varësia ndaj kumarit

Është një sjellje e cila çon në çrregullime në sfera të rëndësishme të jetës, si: profesionale, shoqërore, fizike dhe psikologjike. Kjo formë varësie përfshin edhe kushtet e njohura si fiksime. Personat e fiksuar (apo maniakë) shqetësohen edhe më shumë ndërsa luajnë dhe kanë një dëshirë të pakontrollueshme që të vazhdojnë të luajnë pavarësisht efekteve negative që ajo jep në jetën e tyre. Të varurit nga kumari vazhdojnë të venë baste pavarësisht humbjes së vazhdueshme, gënjejnë, mashtrojnë qoftë edhe vjedhin për ta mbështetur këtë mënyrë jetese.

Bastet sportive, 3% e lojtarëve janë vartës

Sektori i basteve sportive ka një numër punonjësish që shkon deri në 15 mijë dhe të ardhurat që vjel shteti nga ky sektor kapin shifrën e 12 milionë eurove në vit. Këtë shifër e pohon, Artan Shyti, kryetar i Shoqatës së Organizatorëve të Basteve Sportive, i cili shton më tej se brenda këtij grupi vetëm 1/5 e tyre përfshihet në baste sportive. “Aktivitete që kanë për synim përgjegjshmërinë ndaj lojërave të fatit, janë një shembull konkret i asaj që ne si shoqatë mundohemi të bëjmë, për bastet sportive sa më të përgjegjshëm dhe sa më pranë sportit.

Neve mund të kemi mendime të ndryshme rreth rolit dhe ndikimit që kanë lojërat e fatit, por besoj se kemi të njëjtën qasje, kur themi që këto lojëra të kenë sa më tepër emocione dhe sa më pak peshë në gjendjen social-ekonomike të atyre që marrin pjesë. Kjo nuk është një detyrë e lehtë sepse perceptimi i përgjithshëm është negativ, pasi bazohet mbi perceptime dhe jo mbi studime e analiza, të cilat ne i kemi si botime serioze të lojërave të fatit, mbi pozicionin dhe rolin e tyre në ekonomi. Ne duhet të dimë, që vetëm 1 deri në 3 për qind e njerëzve që marrin pjesë në lojërat e fatit kanë një vartësi të lojës së papërgjegjshme, pra të ndikimit të keq në situatën e tyre ekonomike apo sociale. Pjesa tjetër janë njerëz që luajnë me përgjegjshmëri. Brenda kësaj lidhjeje, vetëm 1/5 e tyre përfshihen në baste sportive. Ne i përkufizojmë bastet sportive si një lojë fati dhe aftësish, sepse që të hysh në bastet sportive, duhet të jesh në njëfarë mënyre edhe specialist sporti. Konceptimi im është që bastet sportive janë një mënyrë specifike e përjetimit të sportit. Unë u rekomandoj të gjithëve që të bëjnë më tepër sport se sa të vendosin bast, ose t’i bëjnë të dyja bashkë, por në fund të fundit është zgjedhje individuale dhe secili ka të drejtë ta bëjë atë në mënyrë të përgjegjshme.

Bastet sportive në Shqipëri kanë sot rreth 15 mijë të punësuar dhe i japin shtetit deri në 12 milionë euro në vit, tatime. I japin mbrapsht në formën e pagesës për lojtarët mbi 85 për qind të asaj që luhet. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në aktivitete që lidhen ngushtë me rritjen e përgjegjshmërisë së njerëzve që luajnë dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë”. Me gjithë shifrat e dhëna në konferencë, duket se perceptimi i njerëzve flet për një numër të madh njerëzish që janë lojtarë, por njëkohësisht edhe vartës ndaj lojërave të fatit. Sipas Shoqatës së Psikiatërve, në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet, një mjek psikiatër jep sugjerime për 30 personat vartës ndaj të gjitha formave të lojërave të fatit. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi