Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Identifikohen 21 emocionet njerëzore Empty Identifikohen 21 emocionet njerëzore

Wed 2 Apr 2014 - 22:48
Kërkuesit kanë gjetur se gjashtë gjendjet e mëparshme emocionale përbëjnë thjesht majën e ajsbergutNëse ndonjëherë e keni të vështirë të lexoni shprehjen emocionale të dikujt, kjo mund të vijë pasi nuk keni mësuar sesi t’i interpretoni të gjitha emocionet njerëzore. Tani shkencëtarët kanë identifikuar 21 shprehje të ndryshme të fytyrës. Kërkimi i bërë duke përdorur një program të ri kompjuterik, thuajse e katërfishon pikëpamjen e pranuar prej kohësh, e cila përmban vetëm gjashtë gjendje emocionale.

Aleix Martines, një kërkues nga Universiteti i Shtetit në Ohajo, në ShBA tha:

“Ne kemi shkuar përtej gjendjeve emocionale të thjeshta si ‘i lumtur’ apo ‘i gëzuar’. Kemi gjetur një vazhdimësi të fortë në mënyrën sesi njerëzit i lëvizin muskujt e fytyrës për të shprehur 21 kategori emocionesh. Kjo është mahnitëse dhe na tregon se këto 21 emocione shprehen në të njëjtën mënyrë nga kushdo, të paktën në kulturën tonë.”

Ai shtoi se kufizimi i emocioneve në gjashtë kategori të vetme është njësoj si të pikturosh duke përdorur vetëm ngjyrat bazë.

Kërkuesit fotografuan 230 studentë vullnetarë, që përjetonin emocione të ndryshme, të nxitura nga urdhrat verbale. Për shembull, fjalët “ti sapo more një lajm fantastik të papritur”, prodhonin një shprehje që u quajt “lumturisht i habitur”, ndërsa fjalët “ti mban erë të keqe”, nxisnin një shprehje fytyre “të neveritur”. Më tej, u bë një kërim për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet midis 5000 imazheve të mbledhura. Për ta bërë këtë u përdor një listë të dhënash, e përdorur zakonisht për analizën e gjuhës trupore, e quajtur “Sistemi i Kodimit të Veprimeve Faciale”. Ajo çoi në identifikimin e 21 emocioneve, që përfshinin kombinime të gjashtë emocioneve bazë.
Identifikohen 21 emocionet njerëzore Facial-expressions
21 shprehjet e identifikuara të fytyrës:

I lumtur

I mërzitur

I frikësuar

I zemëruar

I habitur

I neveritur

Lumturisht i habitur

Lumturisht i neveritur

I frikësuar trishtë

I zemëruar trishtë

I habitur trishtë

I neveritur trishtë

I zemëruar frikshëm

I habitur frikshëm

I neveritur frikshëm

I habitur me zemërim

I neveritur me zemërim

I habitur me neveri

I shtangur

I urryer

I përulur

Kërkuesit janë kuriozë lidhur me rrugët kimike në tru, që i aktivizojnë këto emocione. Ata janë të sigurt se në të ardhmen, modelet kompjuterike mund të përdoren për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve mendore, si autizmi dhe stresi posttraumatik.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi