Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dashuria, një mister shkencor Empty Dashuria, një mister shkencor

Tue 18 Jan 2011 - 13:22
Të rënët në dashuri nuk është një veprim aq i thjeshtë sa ç’mund të duket, por është një reaksion shumë i shpejtë.
Ato ndjenja të jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirëse të të qenët kokë e këmbë në dashuri, çmendurisht të lidhur me një person të dashur, janë rezultat i një reaksioni shumë të shpejtë dhe kompleks të trurit.
Të qenët në dashuri, ose më saktësisht të qenët në një gjendje emocionale intensive të nevojës për t’u bashkuar me një person tjetër, në të cilën përfshihen komponentë të sjelljes, kimikë e të tjerë, është një çështje shumë e ndërlikuar.
Sipas një kërkimi të ri, nuk bëhet fjalë sikundër mendojnë disa për një ndjenjë bazike, por për një proces gjithëpërfshirës, në të cilin përfshihen 12 zona të trurit, që bashkëpunojnë dhe prodhojnë një moment që e quajmë “magjik”.
Studimet shkencore
Është zbuluar se aktiviteti i parë specifik në lidhje me dashurinë nis brenda një fraksioni shumë të shkurtër kohor. Sipas një studimi të ri të titulluar “Neuroimagjinata e dashurisë”, rajone të ndryshme të trurit me emra të vështirë të tillë si dorsolateral, frontal, apo anterior, si dhe elemente kimike të tilla si dopamina dhe oksitoksina, përfshihen në krijimin e ndjenjave të dashurisë.
Disa nga këto zona aktivizohen edhe kur njerëzit janë nën ndikimin e alkoolit, apo të drogave, pra të përfshirë nga euforia. “Edhe pse shumë teori në lidhje me emocionet e kanë cilësuar dashurinë si një emocion bazë, dashuria në fakt është shumë më tepër se kaq”,- deklaron një mjek. Sipas tij, dashuria përfshin emocione bazë dhe gjithashtu edhe emocione të ndërlikuara, motive dhe objektiva, pamje e njohje.
Dashuria pasionante, që ka qenë dhe është vazhdimisht objektivi kryesor i vargjeve të poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve, po studiohet gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët. “Sa më e mirë të jetë për ne shkalla e të kuptuarit të dashurisë, aq më i madh do të jetë respekti ynë për domethënien dhe fuqinë e rolit të dashurisë në shëndetin mendor dhe fizik”,- thotë një mjek.
Eksperimenti
Gjashtë studime fRMI janë zhvilluar deri më tani dhe në këto studime janë përfshirë 120 persona. Në një nga këto eksperimente, 17 meshkuj dhe gra, të cilët deklaruan se ishin tërësisht të dashuruar me partnerët e tyre, pranuan që t’i nënshtroheshin skanimit të trurit, ndërsa ishin duke parë një foto të të dashurit të zemrës për gjatë një kohe prej 17 sekondash.
Skanimi tregoi se në ato sekonda kishte një aktivitet shumë të madh të disa neuroneve në disa zona të veçanta të trurit, prej të cilave aktivizoheshin edhe emetimi i disa lëndëve kimike. Ndërkohë, po në këto sekonda ka një ulje shumë të ndjeshme të zonave në të cilat përqendrohen aktivitetet e ndjenjave të frikës dhe ankthit.
Sipas mjekëve dhe për të gjithë studiuesit, pushteti dhe forca e dashurisë së vërtetë është shumë më e madhe edhe se dëshira seksuale dhe forca më e madhe ndryshuese dhe përmirësuese e njeriut.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dashuria, një mister shkencor Empty Re: Dashuria, një mister shkencor

Sat 25 Jun 2011 - 21:31
Dashuria nuk është shkencë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dashuria, një mister shkencor Empty Re: Dashuria, një mister shkencor

Sat 25 Jun 2011 - 21:32
Të dashurosh është një çështje shumë e ndërlikuar dhe sipas një kërkimi të ri, bëhet fjalë për një proces në të cilin përfshihen 12 zona të trurit që prodhojnë të ashtuquajturin momentin“magjik”.
Sponsored content

Dashuria, një mister shkencor Empty Re: Dashuria, një mister shkencor

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi