Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NYT: Jezu Krishti kishte grua?! Empty NYT: Jezu Krishti kishte grua?!

Sat 12 Apr 2014 - 0:20
Message reputation : 100% (1 vote)
NYT: Jezu Krishti kishte grua?! 0143

NYT: Jezu Krishti kishte grua?! 0a37

Shkencëtarët kanë mësuar pak më shumë rreth një copë papirusi kundërthënës e njohur si “Ungjilli i Gruas së Jezuit”, copë letre kjo që disa i ka bërë të mendojnë se Jezu Krishti ka qenë i martuar.

Hulumtues nga Columbia, Harvardi dhe MIT kanë ardhur në përfundimin se kjo copë letre është antike dhe është nga një periudhë kohore para shekujve katër dhe tetë.

“Ungjilli i Gruas së Jezuit” ka ngjallur vëmendje të madhe për shkak se përmban fraza ku Jezui i referohet bashkëshortes së tij: “Jezui u tha atyre, ‘Gruaja ime…’” dhe “ajo do të jetë në gjendje të jetë disiplina ime”. (megjithatë, ekziston dyshimi nëse termi “grua” i referohet asaj që i referohemi ne sot).

“Ky fragment ungjillor na ofron një arsye për të rimenduar atë që konsiderojmë se dimë”, ka thënë profesori i Shkollës për Teologji në Harvard, Karen L. King.

Më herët, Vatikani këtë copë letre e pati cilësuar si të rremë, ndërsa ka pasur edhe dijetarë që kanë thënë se kjo copë letre është krijuar shumë vite më vonë se që mendohet.

Ndryshe, kjo copë letre, që dyshohet se është hequr nga Bibla, është publikua për herë të parë në shtator të vitit 2012.

shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi