Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse nuk i kujtojmë dot ngjarjet e fëmijërisë? Empty Pse nuk i kujtojmë dot ngjarjet e fëmijërisë?

Sun 11 May 2014 - 18:44
Pse nuk i kujtojmë dot ngjarjet e fëmijërisë? Childhood-Memories
Dihet prej një kohe të gjatë që ne përpiqemi shumë të kujtojmë fëmijërinë tonë, veçanërisht para moshës 3-vjeçare. Kërkuesit besojnë se tani e kanë gjetur përgjigjen pse nuk mund të kujtojmë. Ata pretendojnë se, teksa rritemi, qelizat e reja të trurit, “mbishkruajnë” qelizat ekzistuese, duke fshirë kujtimet e hershme.

“Amnezia foshnjore i referohet mungesës së kujtimeve për ngjarje që kanë ndodhur në vitet e para të jetës. Shumica e njerëzve nuk mbajnë mend shumë nga ato që kanë ndodhur kur kanë qenë 2 ose 3 vjeç”, thotë autorja kryesore e studimit në Laboratorin e Neurobiologjisë në një spital fëmijësh në Toronto. “Por kjo nuk vjen për shkak e fëmijët nuk kanë kujtime në atë moshë, por se ato kujtime harrohen”.

Janë bërë shumë studime që kanë ekzaminuar mënyrën sesi neuronet mund të kontribuojnë në formimin e kujtimeve të reja. Rezultati tipik është se reduktimi i niveleve të neurogjenezës dëmton formimin e kujtimeve të reja. Përgjegjës për formimin e kujtimeve është hipokampusi. Kërkuesit besojnë se kur neuronet e reja integrohen në hipokampus, ato mund të ndikojnë kujtimet ekzistuese. Kur riintegrohen neuronet e reja, ato rimodelojnë qarqet e hipokampusit dhe ky rimodelim mund të çojë në degradim (humbje) të informacionit (kujtimeve) të ruajtura në këto qarqe.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi