Sinjale misterioze përtej galaktikës, mesazhe aliene?
Sat 17 May 2014 - 14:47
Sinjalet mund të jenë gjithçka që nga përplasja e yjeve, deri tek mesazhet e krijuara në mënyrë artificiale
Në vitin 1967, astronomja britanike, Jocelyn Bell Burnell, u habit nga sinjalet misterioze që vinin nga jashtë sistemit diellor. Për muaj me radhë, ajo sugjeroi se sinjalet mund të kishin një origjinë inteligjente jashtëtokësore, por më vonë u provua se ato vinin nga yje rrotullues, të njohur si pulsarë.
Megjithatë, një seri e re sinjalesh misterioze, të njohura si “Shpërthimet e Shpejta në Radio” (FRB), i ka vënë sërish astronomët përballë pyetjes nëse kanë të bëjnë me mesazhe aliene.
FRB-të janë emetime radiofonike, që shfaqen përkohësisht dhe në mënyrë rastësore, çka i bën ato jo vetëm të vështira për t’u kapur, por shumë më tepër për t’u studiuar.
Misteri vjen nga fakti se nuk dihet çfarë mund t’i prodhojë këto shpërthime të shkurtra dhe të mprehta. Kjo i ka çuar disa shkencëtarë të spekulojnë se sinjalet mund të jenë gjithçka që mund të vijë që nga përplasja e yjeve, deri tek mesazhet e krijuara në mënyrë artificiale.
Një zbulim i një sinjali FRB, në prill të këtij viti, në sajë të përdorimit të një pjate gjigante radiofonike në Porto Riko, konfirmoi për astronomët se këto sinjale ishin tërësisht reale. Mirëpo, ata nuk gjenden ende pranë gjetjes së një përgjigjeje mbi origjinën e tyre.
Deri tani, teoritë e mundshme përfshijnë shpërthime ose përplasje yjesh, bashkime planetësh “shkurtabiqë”, dhe më intrigantja, sinjale alienësh.
/Shekulli Online/L.B./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi