Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Meshkujt e shkurtër jetojnë më gjatë! Empty Studimi: Meshkujt e shkurtër jetojnë më gjatë!

Thu 29 May 2014 - 1:20
Gjatësia është gjysma e bukurisë thuhej dikur por mesa duket në ditët e sotme do të sjellë një jetë më të shkurtër për shtatlartët, pasi meshkujt me shtat të shkurtër jetojnë më gjatë sesa të tjerët.Këtë e konfimojnë rezultatet e një studimi më të fundit të realizuar në Shtetet e Bashkuara, sipas të cilit njerëzit që janë nën 1 metër e 58 centimetra jetojnë më gjatë sesa ata që janë mbi 1.64 centimetra.Studimi i realizuar me rreth 8 mijë amerikanë me origjinë aziatike, zgjati 60 vite. I nisur në vitin 1965, shkencëtarët monitoruan shëndetin dhe stilin e jetesës të personave në studim, duke krahasuar të dhënat e personave të ngjashëm në staturë.

Rezultatet e këtij studimi dolën në përfundimin se personat më të gjatë jetonin më pak sesa personat me shtat të shkurtër, të cilët paraqisnin një frekuencë më të ulët të rasteve të kancerit dhe nivele të ulëta të insulinës në gjak.

Sipas shkencëtarëve, një shpejgim i mundshëm lidhet me faktin se nga përmasat e trupit varet “cilësia” e genit të jetëgjatësisë.

Kjo është hera e parë që lidhja mes jetëgjatësisë dhe gjatësisë arrin në përfundime të kryera nga eksperimenti tek njerëzit, duke konfirmuar kështu rezultatet e shumta të realizuara ndër vite tek kafshët.opozita
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi