Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e një shqiptari "të pafat" Empty Historia e një shqiptari "të pafat"

Fri 30 May 2014 - 23:19
KANADA - Ai kaloi oqeanin për t’u larguar nga gjakmarrja në Shqipëri. -Eriklid Musollari, ka rrëfyer para gjykatës për vrasjen e dytë të tij.24-vjeçari ka rrëfyer se ndjeu frikë për jetën e tij. “Ndjeva presion tek arma. Kjo ndodh kur frika... arrin pikun më të lartë”, tha Musollari.“Mendova... ata do të marrin armë dhe unë do të jem i vdekur”, vazhdon rrëfimi i 24-vjeçarit.Peyman Hatami, 31 vjeç, vdiq nga një plumb në zemër. Ngjarja ndodhi më 29 mars të vitit 2012.

Por, problemet e Musollarit filluan disa javë më herët, më 11 mars, kur një miku i tij zbuloi që Musollari po shiste drogë në territorin e tij.

"Në momentin që ky fakt u zbulua, Mustafa Waili mu afrua i zbehtë në fytyrë dhe mu drejtua me këto fjalë: “Kam dëgjuar që po bën tregti, ti budalla i vogël. Mendova se të kisha thënë që ky ishte territori im”, tregon Musollari përpara avokatit mbrojtës, Michael Smith.

“Waili më dha një goditje e cila më shkaktoi dhimbje të fortë në kokë. Aty filluan të më lotonin sytë. Unë fillova të shihja nga ana tjetër dhe po ndjeja që bota po mu përmbyste. U tkurra në vendin tim. Po përpiqesha të fshihesha, por ishte e kotë.

"I drejtohesha Peymanit me këto fjalë ‘Të lutem ndalo, të lutem ndalo’, por ishte diçka që po ndodhte shumë shpejt dhe në mënyrë kaotike."

Musollari u pikas nga Waili dhe Hatami duke shitur një dozë kokainë për 40 dollarë.

“Po kërkoja për armën. Ishte instiktive dhe shpresoja që agresori të ishte larguar. “Në fakt, ata bënë të kundërtën”, murmuriti 24-vjeçari.

“Një e shtënë dhe Peman u zhduk. Hapa derën e makinës dhe vrapova.”

I riu nga Shqipëria tregon se armën e kishte marrë nga personi që e furnizonte me kokainë.

Ky ishte një shpërndarës droge shqiptar. Ai e njihte atë me emrin “Tony”, që ishte një mik i afërt i tij që pas udhëtimit nga Shqipëria dhe hyrjes në SHBA.

Musollari tregon se punoi në një restorant si pjatalarës në mënyrë që të kursente disa para nga puna tjetër në ndërtim. Por puna nuk ishte vazhdueshme dhe më duhej të paguaja qira.

“Të shisja kokainë ishte më e rregullt dhe më shumë fitimprurëse.”

“Nuk ishte ndonjë fitim i madh, por mjaftueshëm për të jetuar.”

24-vjeçari tregon se “Tony’ i kishte paralajmëruar për rrezikun nga kjo punë.

“Ti kurë nuk e di kush mund të të vendosë thikën në fyt.”

Për këtë ai bleu një pistoletë. “Më duhej për t’u mbrojtur.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi