Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjehrri godet me thikë nusen, pasi dyshoi se ishte lidhur me një mysliman Empty Vjehrri godet me thikë nusen, pasi dyshoi se ishte lidhur me një mysliman

Wed 11 Jun 2014 - 23:47
Vjehrri godet me thikë nusen, pasi dyshoi se ishte lidhur me një mysliman Article-2652927-1EA29D8300000578-48_634x768Një grua në Londrën lindore, është goditur me thikë në sy nga vjehrri i saj, i cili duke e akuzuar për marrëdhënie me një mysliman, i mori shikimin përgjithmonë.

Fotot tregojnë lëndimet e tmerrshme që gruaja pësoi, pasi u sulmua nga vjehrri i saj, sepse ai mendonte se ajo kishte patur një marrëdhënie me një burrë musliman.

Jageer Mirgind mbeti e verbër dhe e tmerruar për gjithë jetën, pasi 51-vjeçari Manjit Mirgind i ndërpreu shikimin duke e goditur me thikë në sy dhe duke bërtitur, "Do të të vras".
Vjehrri godet me thikë nusen, pasi dyshoi se ishte lidhur me një mysliman Article-2652927-1EA29D7F00000578-584_634x425
Fëmijët e zonjës Mirgind, njëri tre dhe tjetri gjashtë vjeç, ishin dëshmimtarë të sulmit të tmerrshëm në shtëpinë e nënës së tyre në Ilford, në lindje të Londrës. Ishin ata të cilët ju lutën gjyshit të lëshonte nënën e tyre.



Ai më në fund u largua dhe gruaja e tij lajmëroi një ambulancë për Mirgind. Burri më vonë u dorëzua në komisariatin e policisë dhe u tha atyre saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë një akuzë për tentativë vrasjeje është paraqitur në gjykatë.

/Shekulli Online/E.H/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi