- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Statusi, përfitimet dhe detyrimet e Shqipërisë
Fri 13 Jun 2014 - 18:17
Përpjekjet e Shqipërisë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, kanë nisur prej dy dekadash. Plot 28 shtete të Evropës janë sot pjesë e këtij Unioni, të njohur ndryshe si Bashkimi Evropian. I krijuar mbi parimin e promovimit të demokracisë, lirisë, paqes, shtetit të së drejtës dhe tregut të lirë, sot BE-ja është pikërisht ajo familje ku vendet anëtare punojnë bashkë për lirinë sociale dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta duke respektuar ndryshueshmërinë mes popujve dhe ofruar solidaritet.
Burime nga Ministria e Integrimit Europian theksojnë se, rreth 87% e shqiptarëve shprehen pro hyrjes së vendit tonë në BE. Procesi i integrimit, si prioritet kombëtar i çdo qeverie, ka bërë që Shqipëria të jetë sot më pranë Evropës. Gjithëpërfshirja në këtë proces është themelore për të garantuar më shumë siguri dhe progres për të gjithë qytetarët. Por cilat janë përfitimet për secilin prej nesh kur Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian? Janë shumë; ndër to më kryesoret mbeten:
Përfitimet ekonomike:
Qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin mallra dhe kapital nga një vend i BE-së në tjetrin pa ndonjë kufizim apo barrierë. Kjo do të nxisë zhvillimin e ekonomisë dhe do të lehtësojë procedurat burokratike gjatë shkëmbimeve tregtare.
Konsumatorët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të blejnë me çmime më të lira.
Me integrimin në BE, biznesit shqiptar do t’i ofrohen kapacitete të shtuara dhe perspektiva më të mira për të konkurruar në një treg unik me rreth 500 milionë konsumatorë, siç është tregu evropian.
Eliminimi i tarifave dhe barrierave do të sjellë reduktimin e kostove tregtare dhe do t’u reduktojë firmave dhe kompanive mundësitë për të patur pozicionin monopol në treg.
Do të rritet cilësia e produkteve të konsumit. Do të aplikohen standarde kontrolli të njëjta si për vendet e BE-së.
Me integrimin në BE, barrierat për transferimin e teknologjisë do të eliminohen dhe kjo do të sjellë rritjen e aksesit në sferën e inovacionit dhe prodhimtarisë.
Do të ofrohet perspektivë më e mirë për punësim të shqiptarëve në vendet anëtare.
Do të rriten investimet e huaja direkte
Hartimi i politikave për një klimë të mirë biznesi dhe funksionimi eficent i një ekonomie tregu të lirë në një atmosferë të qetë politike do të stimulojnë investimet e huaja në Shqipëri.
Përfitimet politike:
Shqipëria do të ketë një demokraci të konsoliduar çka është kusht për të gjitha vendet anëtare.
Si vend anëtar i BE-së, Shqipëria do të jetë më e sigurt dhe do të japë kontributin e saj në zhvillimin e Evropës së Bashkuar.
Shkëmbimet kulturore do të rrisin mundësitë për krijimin e një shoqërie të hapur, me standarde dhe me shumëllojshmëri modelesh.
Përfitime sociale:
Si çdo vend anëtar që adapton politikat e BE-së në çështjet ekonomike, sociale, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, emigracionit ilegal, edhe në Shqipëri do të ketë një rritje të përgjithshme të standardeve të jetesës.
Do të ketë shërbim shëndetësor të standardeve evropiane.
Siguria në punë do të jetë me të njëjtat standarde si në vendet e tjera të BE-së.
Shqipëria do të vihet para detyrimit të shtuar për respektim rigoroz të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.
Do të përmirësohen standardet mjedisore.
Anëtarësimi në BE, do të krijojë premisa për politika të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, ku elementët mjedisore do të jenë pjesë e politikave të zhvillimit të vendit. Duke përshtatur standardet mjedisore të BE-së, Shqipëria do të jetë në gjendje të mbrojë mjedisin e saj.
Do të rritet cilësia në arsimim. Bashkimi Evropian ka ndihmuar tashmë vendet kandidate potenciale si Shqipëria në përmirësimin e sistemit të edukimit, përmes programit CARDS dhe kohët e fundit përmes programeve TEMPUS. Anëtarësimi në BE do t’i lejojë Shqipërisë të shfrytëzojë programet e tjera të edukimit që aplikon BE –ja, si “Socrates”, “Leonardo da Vinci” dhe “Youth”.
Do të rriten potencialet për një shfrytëzim më efikas të burimeve energjitike dhe natyrore.
Aktualisht Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm, në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Me marrjen e vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat në qershor 2014, Shqipërisë do t’i duhet të përmbushë një sërë detyrimesh deri në anëtarësimin e plotë.
Ky proces do të kërkojë kohë, angazhim dhe do të ketë koston e tij për vendin. Puna e qeverisë është e përqendruar në zbatimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni Evropian, deri në hapjen e negociatave. Këto prioritete do të duan kohën e vet për t’u plotësuar edhe pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Qeveria shqiptare është maksimalisht e angazhuar me hapa konkretë për:
1-Krijimin e një administrate profesioniste dhe të depolitizuar
2-Forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë
3-Luftën kundër korrupsionit
4-Luftën kundër krimit të organizuar
5-Mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Veç 5 prioriteteve kyçe, Shqipëria ka edhe një sërë detyrimesh të tjera që janë:
Të përafrojë politikat dhe legjislacionin vendas me politikat dhe legjislacionin evropian. Ky është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit
Të forcojë kapacitetet administrative, pasi administrata mbetet hallka më e rëndësishme në Marrëveshjen e Stabilizim –Asocimit.
Të ristrukturojë ekonominë. Me kalimin nga një ekonomi tregu e centralizuar në një ekonomi të hapur, Shqipëria do të përballet me një nevojë të vazhdueshme për reforma ekonomike.
Të modernizojë teknikat e prodhimit dhe të rrisë potencialet industriale. Kërkesa për produktet e BE-së në tregun shqiptar do të rritet si rezultat i çmimeve të ulëta të tyre dhe cilësisë së larte që ato ofrojnë për konsumatorin. Pra importet shqiptare nga BE pritet të rriten.
Të arrijë të përballojë konkurrencën dhe të respektojë rregullat të BE-së, të cilat shmangin trajtimet preferenciale për përfituesit vendas në punë.
Të përshtatet me standardet e diktuara nga BE-ja sa i përket programeve sociale për një trajtim sa më dinjitoz të punonjësve që humbin punën e tyre.
Të zhvillojë një politikë aktive punësimi për të shmangur problemet akute të papunësisë.
Të racionalizojë politikat sociale dhe të reformojë kuadrin ligjor për të drejtat në punë. Një prioritet i veçantë duhet të jenë pensionet dhe skemat e sigurimeve sociale me orientimin e sigurimit të një mbrojtjeje me të mirë sociale, veçanërisht për grupet vulnerabël të shoqërisë.
Të kryejë reforma sektoriale të diktuara nga konkurrenca në rritje, si reforma në shëndetësi, reformimi i sistemit të financimit dhe të pagesës së shërbimeve.
Të krijojë një sistem të qëndrueshëm financiar në funksion të rritjes së besueshmërisë në sistemin bankar dhe tek depozituesit.
Të modernozjë sektorin bujqësor, makineritë dhe teknikat moderne në prodhim.
Të punojë me qëllim krijimin e një ekonomie të hapur të aftë të konkurrojë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

/ATSH/Shekulli Online/ E.L./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi