Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Empty Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë

Mon 30 Jun 2014 - 23:30
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014rr-Laura%20Hasani%20copy-1404021528
Foto: Laura Hasani
Janë fëmijë, por nuk po luajnë me lodra, sytë e tyre janë ngulitur në derën hyrëse të shtëpisë. Ata po presin bukë.

Në fytyrën e tyre ka shqetësim e jo padurim nga aroma e ushqimit e as vrapim të shpejtë drejt nënës për të marrë ushqimin ashtu siç rëndom bënë çdo fëmijë.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014gj-Laura%20Hasani%20copy-1404044411

Ca lot rrjedhin shpejt mbi fytyrën e Admirit trevjeçar, djalit më të vogël të familjes Morina në Lubishtë të Malishevës, duke mbuluar kështu lotët tjerë që më parë kanë lënë gjurmë të vajit të bërë për pak bukë.

Një bukë e vetme (rreth treqind gramë në tregun e Kosovës), e ndarë në gjashtë pjesë nuk mjaftoi për një mëngjes të bollshëm për të dhe katër motrat e vëllain e tij.

Ai nuk është ngopur, buka si ka mjaftuar, e qumështin ka ditë që se ka kërkuar me gojë. Një cucëll (kapëz për foshnjat, thithë) po e mban në gojë. Pështyma që po e krijohej në gojën e tij kjo cucëll ka arritur ta “zëvendësojë” qumështin e ta mashtrojë atë që ta ndalë vajin, gjersa babai t’iu sjellë bukë.

Të zbathur, të sëmurë, në një shtëpi të pambaruar me lagështirë e gjysmë kulm, që e lejon shiun të depërtojë në shtretërit e tyre, gjashtë fëmijë (të moshës 14, 13, 11, 8, 5 dhe 3 vjet) në Lubishtë të Malishevës, po vdesin urie.

Trupat e dy prindërve të tyre Hafir dhe Hidajete Morina tashmë janë shndërruar në skelet. Ata nuk hanë ushqim, ndodh dy ditë e më shumë duke e kursyer bukën për fëmijët e tyre, që t’ua japin ditëve të tjera, kur askush s’iu jep miell pa pagesë. Ditë të tëra pa miell, pa qumësht për fëmijët e vegjël, si dhe kthimi i kryefamiljarit Hafir Morina në shtëpi, pasi ka dalë të kërkojë miell duarthatë po përsëritet në pesë vjetët e fundit në këtë familje.

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014g-Laura%20Hasani%20copy-1404044440
Kërkon miell për fëmijët

Ka dalë nëpër rrugë të Malishevës, Prizrenit...për të kërkuar miell që të ushqejë fëmijët e tij. Tërë paraditen askush nuk i fali bukë apo miell, edhe mesdita po mbaron pa gjetur bukë për fëmijët, kurse Hafir Morina vjen tek një vendim, që të vrasë vetën.

“Vendosa nëse nuk do të gjeja një thes miell me iu qu fëmijëve bukë në shtëpi ku me prisnin të vritem dhe jo vetëm. U nisa për shtëpi të marrë gruan dhe gjashtë fëmijët dhe të shkojë tek Ura e Fshejtë të hidhemi, nuk na duhet më asgjë jeta. Unë jam i papunë, kam dorën invalid, marrë 80 euro social që s’më mjaftojnë për barna të fëmijëve, pse duhet të jetoja mendova. Por, thash të provojë të hyjë dhe në market “Abi center” në Prizren ta kërkojë një thes miell nëse dhe këta s’më japin, u kry thash, po shkoj po i marrim dhe po vdesim. Në këtë market me dhanë një thes miell dhe pesë kilogramë sheqer”, rrëfen ai për gazetën “Zëri” përditshmërinë e zhytur në varfëri, si dhe lodhjen që i ka kapluar të dy prindërit për t’u përballur me jetën e rëndë, ku dora e shtetit iu është shtrirë vetëm me 80 euro ndihmë sociale në muaj, që i bie nga dhjetë euro për kokë banori të kësaj familje në muaj.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014i-Laura%20Hasani%20copy-1404044464
“Pasha këtë ditë të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka javë dal me lyp miell s’na jep kush, as do markete të mëdha ”, thotë ai.

Pranë sofrës ku numërohen kafshatat e bukës

Magjia e tyre është pa miell. Madje e shkundur aq sa nuk vërehet nëse ka pasur miell ndonjëherë në të.

“Tash do të hash pite “, i thotë Hafiri djalit të tij të vogël që sipas tij ka katër ditë që iu ka kërkuar pite, por miell kishte pasur vetëm sa për të gatuar nga një bukë në ditë, prandaj nuk kishin guxuar ta shpenzonin edhe për një pite më shumë dhe t’ia plotësonin dëshirën atij.

Shqetësimi nga pak po ikën nga fytyra e fëmijëve të kësaj familje, tani një thes miell hyri në shtëpinë e tyre. Por, qumësht nuk ka për vogëlushin, qumështi është luks për të. Edhe kur dikush iu jep një litër qumësht e që ndodh rrallë, atij nuk i servohet nga e ëma me shijen e tij të plotë.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014k-Laura%20Hasani%20copy-1404044486
“Më dhemb shpirti, po detyrohem, ia përziejë qumështin me ujë, ia qes pak sheqer, që t’i bëjë më gjatë ai qumësht”, thotë ajo derisa tregon një kuti qumështi të Vita-së të zbrazur dhe të grisur ngase Admiri e mban vazhdimisht në duar që të mashtrohet. Të dy prindërit tregojnë sesi nuk han vetë ushqim, që të ruajnë bukën për fëmijët.

“Nëse ne hamë sot me fëmijët, nesër fëmijët s’kanë çka hanë. Kështu që ne bukën tonë e ruajmë për ta. Dhe ndodh shkon një ditë e dy që ne nuk ushqehemi me gruan”, thotë Hafiri.

Kurse, Hidajetja rreth 40-vjeçare është zbardhur e tëra, dhe të duket sikur e ke takuar gjyshen e shtëpisë dhe jo nënën e fëmijëve. Ajo ka harruar madje kur ka ngjyrosur flokët.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014l-Laura%20Hasani%20copy-1404044506
Gjithë orenditë tjera janë të falura (të dhuruara), dhe si të vjetra që janë dhe të papërdorshme, prandaj gjithë familja flenë vetëm në një dhomë, e cila ka dyshemenë nga dërrasa dhe krejt në të tre sfungjerë...Por, kjo dhomë ka dhe lagështirë.

Muri i gëlqerosur sa për të mbuluar tullat dhe i palyer është zbardhur nga lagështira. Hafiri ka shitur 34 ari tokë sa kishte gjithsej për të ndërtuar shtëpinë që nuk u mbarua kurrë sepse një ari për shpejt e shiti nga 150 euro dhe parat nuk i mjaftuan. Për të ndalur shiun nga gjysmë kulmi ata kanë vënë kova në tavan, por bora nuk arrihet të ndalet. Kur bie borë, ai thotë se korridori i shtëpisë mbyllet nga bora që bie nga kulmi.

Të zbathur e pa çanta në shkollë

Në fqinjësi me ish-kryetarin e komunës, Isni Kilaj, dhe në pritje se mos po i viziton kryetari, Ragip Begaj, ashtu siç dhe ju ka premtuar, kjo familje nga Komuna nuk merr më shumë se socialin.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014q-Laura%20Hasani%20copy-1404044534
Fjolla, e cila ka mbaruar klasën e tetë, tregon sesi kur ka shi e borë, këpucët e saj të shqyera nuk e mbajnë ujin.

“Valla këmbët më lagen krejt kur shkoj në shkollë”, thotë ajo, kurse Admiri i vogël iu ka kërkuar prindërve një palë puma me drita sikur ato që iu ka parë fëmijëve të tjerë.

Ai tregon pumat e tij që në pjesën e përparme janë të hapura e që ngjasojnë me këpucën e Lulit të Vocërr të përshkruar në prozën e Migjenit. Fatkeqësisht proza e Migjenit e shkruar në vitin 1930, po gjallon tek shqiptarët në Kosovë dhe në vitin 2014. Hidajetja tregon sesi ecën deri në një orë më fëmijët e saj për të shkuar dhe marrë dru në mal me një karrocë të dorës, kur nuk është në shtëpi Hafiri.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014r-Laura%20Hasani%20copy-1404044558
“E Hafiri i falënderohet Zotit për motin e mirë që ka marrë dimrit, përndryshe druhet se i kishin vdekur fëmijët nga të ftohtit.

Nuk i kanë 30 euro ta operojnë djalin

Djali i vogël Admiri vuan nga një sëmundje e quajtur “bruhi” dhe për ta bërë synet (operuar) ashtu siç ju ka rekomanduar mjeku, Hafiri thotë se nuk i kanë 30 euro.

“Këtu në Malishevë shkova se çdo të enjte vjen mjeku, kur shkova më tha duhet 30 euro, i thash nuk kam, por më hjeku qafe ‘tha nuk jam unë përgjegjës’, dhe nuk ma bëri djalin synet”, thotë ai duke treguar se tash djali ka pengesa në urinimin, ose nuk urinon me ditë të tëra.

Edhe barërat që mjekët e Prishtinës ia kanë rekomanduar për djalin, ai thotë se nuk ia ka blerë. Ndërsa, nëna Hidajete thotë se përveç djalit në spitalin kishin dhe vajzën.

“Fëmijët nga të ftohtit dhe lagështira po urinojnë natën në gjumë, po kolliten... Pesë vjet që kemi dalë në këtë shtëpi, krejt më të falne i kemi senet, kush i ka gju na merr”, thotë ajo.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Familjen Morina, telefononi në numrin 044 567 636 dhe kontaktoni direkt me zotri Hafir Morinën. Mirëpo për çdo pa qartësi ju mund të kontaktoni edhe në numrat e redaksisë “Zëri”, në 038 222 451, 038 249 071 si dhe në 044 951 515.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014rr-Laura%20Hasani%20copy-1404044582

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014t-Laura%20Hasani%20copy-1404044599

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Varferia-familja%20Morina-fshati%20Lubishte-Malisheve-25%20qershor%202014u-Laura%20Hasani%20copy-1404044617
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Empty Re: Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë

Mon 30 Jun 2014 - 23:48
Familjes Morina i kthehet buzëqeshja, iu sigurohet ushqimi për 2 vite
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(9)-1404079983
Familjes Morina nga fshati Lubishtë e Malishevës tashmë për një kohë të gjatë nuk do të ngelet pa buk.

Solidarizimi i njerëzve pas publikimit të rrëfimit të tyre në gazetën “Zëri” ka bërë që atyre të iu kthehet buzëqeshja.

Shtëpia e tyre është mbushur plot. Kërkesa e vetme e tyre për momentin është t’u ndërtohet kulmi i shtëpisë dhe të kenë një frigorifer dhe një shporet.

Ndërsa për gjërat elementare tashmë iu janë mbledhur mjaftueshëm për 2 vite.

Ekipin e donatrëve e ka përcjellur fotoreportei i Gazetës “Zëri”, Driton Bublaku i cili me anë të fotografive iu sjellë pamje nga momentet e dhurimit të donacionet e mbledhura nga njerëz nga mbarë Kosova dhe jashtë saj.

Safi i Gazetës “Zëri” falënderon të gjithë qytetarët për ndihmat dhënë familjes Morina.
Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(10)-1404080000

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed-1404080025

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(1)-1404080045

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(2)-1404080070

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(3)-1404080094

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(4)-1404080118

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(5)-1404080143

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(6)-1404080169

Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë  Unnamed%20(7)-1404080192

Cool-1404080217.jpg" alt=""/>
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi