Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria ofron gjithçka Empty Shqipëria ofron gjithçka

Wed 16 Jul 2014 - 22:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqipëria ofron gjithçka Udhetim-shqipp
‘New York Times‘ e ka renditur Shqipërinë të katërtën në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2014.

Det, mal, liqen, lumë... qytete historike, vizita kulturore... Me pak fjalë, në vendin tonë mund të gjesh gjithçka, mjafton të kesh dëshirë dhe të jesh aventurier.

Nëse udhëton nga Tirana, ndalesën e parë mund ta bësh në Berat, vetëm 126 kilometra larg kryeqytetit. Në vendin që çdokush e njeh edhe me një tjetër emër: qyteti i një mbi një dritareve. I shumëdashur nga vizitorët, me mikpritjen karakteristike të beratasve e sigurisht duke shijuar gatimet tradicionale, duke filluar nga byreku me koçkulla, trahanaja e ashpër, rehania e rrushit apo pekmezi.

Me këngë e valle i presin skraparllinjtë miqtë, duke i kujtuar çdo të riu që ka lindur aty se në të ardhmen janë ata që duhet ta ruajnë e ta përcjellin me fanatizëm këtë kulturë. I njohur për rakinë, por edhe për kanionet e bukura të Osumit, vendalinjtë ftojnë gjithëkënd ta vizitojë natyrën e tyre të bukur e t’i gëzohet ecjes në lumë.

Është magjepsëse të shohësh kanionet nga lart, por është krejt tjetër gjë të shohësh lartësinë e tyre ndërkohë që je duke notuar në rrjedhën e lumit duke shijuar rrezet e diellit.

Përveç detit, kemi gjithçka tjetër! Me këtë thënie është çelur sezoni turistik në Përmet në maj të këtij viti. E duket se çdo qytet në Shqipëri ndër vite ka marrë edhe një emër të dytë. Qyteti i trëndafilave është quajtur ndryshe ky vend. Duket se ata që frekuentojnë ujërat termale të Bënjës, nuk shkojnë aty vetëm për t’u kuruar. Bukuria dhe pamja mahnitëse që ofron ky vend, i fton dhe i josh për t’u rikthyer sërish aty.

Siç thotë nje fjale e urte popullore, nuk ka se si mos të provosh ushqimin e përmetarëve e të mos lëpish gishtat.

Për ta bërë ditën më të bukur duhen provuar patjetër edhe emocionet e rafting-ut në Vjosë. Adrenalina është shumë e rëndësishme, por është gjithmonë e dyta në radhë sepse siguria nuk neglizhohet kurrësesi: “Të gjithë pajisen me skafandra dhe me jelekë shpëtimi edhe pse nuk i pëlqen kjo gjë. Guidat janë të specializuara pasi nëse nuk e njeh lumin, nuk duhet të hysh sepse merr në qafë njerëzit.”

Nëntor Oseku është gjakovar dhe është një nga vizitorët më besnikë të Shqipërisë. Rafting, ecje në ujë, ngjitje në mal... Preferon çdo gjë që ka të bëjë me natyrën dhe siç thotë ai, lidhja e tij me Shqipërinë është një dashuri që nuk po ka fund: “Jam jurist në Gjakovë dhe pasioni që kam për natyrën më ka ndihmuar të kompletoj pasionin tim. Unë relaksohem në fundjavë dhe të hënën kthehem në punë me energji.”

Tur në disa qytete, eksplorim i natyrës... Shqipëria na ofron gjithçka, duhet vetëm të kapim çastin dhe të gjejmë kohë për të udhëtuar.

/ Top Channel
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria ofron gjithçka Empty Re: Shqipëria ofron gjithçka

Thu 18 Aug 2016 - 14:35
Fjale me vend, "Shqipëria ofron gjithçka"...

...dashurine, per miqt.

...urrejtjen, per armiqt.

...pasurine, per popullin.

...varferine, per qeverine (ndaj edhe nuk ka trru qeveria jone).

Por une dua vetem nje gje, Lumturine e Shqiperise.


Luan_Valikardi
(E.J.K)
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Shqipëria ofron gjithçka Empty Re: Shqipëria ofron gjithçka

Mon 26 Sep 2016 - 0:05
grrrr
Dhe se fundmi ofron edhe plehrat e Europes.
Sponsored content

Shqipëria ofron gjithçka Empty Re: Shqipëria ofron gjithçka

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi