Kinezi me gojën e deformuar
Fri 18 Jul 2014 - 14:06
Një burrë të cilit i është deformuar goja pasi një ujk e ka sulmuar kur ka qenë fëmijë do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar problemin plot 56 vite pas ngjarjes së rëndë.
65-vjeçari Wu Xiuyou është kafshuar nga një ujk në buzë dhe që nga ajo kohë ushqehet vetëm me lëngje pasi goja i ka dalë jashtë dhe nuk mund të përtypë asgjë.
Ai nuk ka shkuar kurrë në shkollë, nuk është martuar, nuk ka gjetur punë dhe jeton vetëm. Të gjitha këto, nga pamja e tij e frikshme.
Doktori Chen Fei, i cili do të bëjë operacionin, thotë: “Goja e tji pothuajse nuk ekziston fare. Nofullat janë të shtrembëruara. Do të jetë operacioni im më i vështirë.”
Operacioni do të kryhet nga 20 doktorë nga 10 departamente të ndryshme. Pasi të rreullohet goja, 65-vjeçarit do i rregullohen edhe dhëmbët.
/ Top Channel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi