Lakuriqësia, si u shndërrua në “nudo artistike”
Fri 5 Sep 2014 - 9:37
Qysh në gdhendjet e para nëpër shpella e deri tek ikonat apo pikturat murale religjioze të Krishtit të zhveshur në Mesjetën e hershme dhe duke vazhduar deri te kohët moderne, trupi njerëzor është vendosur në fokus të shumë veprave artistike
Asgjë nuk e ka tërhequr një artist më shumë sesa trupi njerëzor
Lakuriqësia shndërrohet në art
Njëra ndër pikturat më të vjetra gjendet në një shpellë në Zimbabve. Ajo e ka origjinën ndoshta 15000-10000 vjet para Krishtit dhe përbën një imazh të paraqitur me një format të vogël të një gjuetari të zhveshur me një anatomi realiste. Ndoshta piktori ka dashur të shënojë me anë të kësaj pikture aspektin fatndjellës të gjuetarit.
Në shekujt e mijëvjeçarët në vazhdim, piktura u lidh më së shumti me aspektin fetar apo atë të besimit.
Ndërsa egjiptianët, grekët dhe romakët paraqisnin në afresket apo mozaikët e tyre skena dashurie, Krishterimi që po shfaqej e ndryshoi tërësisht imazhin dhe misionin e pikturës.
Adami dhe Eva, si dhe kryqi që mbante të kryqëzuar Krishtin, tashmë u bënë dhe fokusi i të gjitha veprave artistike pamore në epokën e Mesjetës së hershme. Shumë rrallë haseshin shenjtorë të zhveshur, që të paraqiteshin në aktin e tyre martirizues.
Vetëm në shekullin e 15, gjërat filluan të ndryshonin disi. Në rritje ishin edhe skenat biblike nga mitologjia greke e ajo romake në këtë kohë, që ishte dhe fillimi i thyerjes së tabuve pas një kohe të gjatë konformizmi.
Piktorët zbulonin trupin e zhveshur si një subjekt të vetin dhe shihnin në të përsosmërinë e bukurinë që u kishte dhënë “i plotfuqishmi”, të cilin pëlqenin të mos e fshihnin.
Njëri ndër të parët ishte edhe Sandro Botiçelli (1445-1510). Kryevepra e tij “Lindja e Venusit”, shënon edhe njërën ndër pikat më të larta të pikturës së shekullit të 15.
Venusi zbulon gjokset e zhveshura
Në pozat klasike të Kontrapostit, Venusi lind nga shkuma e deteve dhe hiri i Uranit (qiellit), fillimisht në formën e një guaske në breg të detit. Me njërën dorë ajo na zbulon gjokset e zhveshura dhe me tjetrën mban flokët e saj të gjatë, përzier me shkumën e detit. Forma elegante rrezaton një vello të lehtë mëkati, duke e bërë kështu për herë të parë bukurinë njerëzore, objekt të vetë pikturës. Tashmë këtu nuk bëhej fjalë për zhvendosjen e alegorisë, por për bukurinë dhe “mëkatin” e Venusit.
Dhe ajo pikturë tashmë u shndërrua në një shembull për t’u imituar, në një ikonë, në një imazh. Ticiani, Tintoreto, Correggio, Rembrandt dhe Rubens u bënë në shekullin e ardhshëm edhe mjeshtrit më të mëdhenj të pikturës botërore. Ata u bënë edhe pasqyra rrezatuese e të gjitha problemeve e shqetësimeve të epokës së tyre. Ishte sigurisht së pari trupi i femrës që qëndronte në qendër të vëmendjes së veprave të tyre. Bukuria e idealizuar, që i nënshtrohej ndryshimit të epokave. Ishin te Ticiani dhe Tintoreto pikërisht gratë me trup të imët; me gjire të vogla e me finesë i pikturonte ato edhe Rubensi, sipas imazhit ideal të asaj kohe, pra elegancës, që rrezatonin në fakt brishtësinë e mëkatit që ato përfaqësonin, por edhe nivelin e luksit të asaj periudhe.
Në shekullin e 18, më së shumti zunë vend në pikturë emrat e Vatosë, Busherit dhe Fragonarit (ose siç njihen ndryshe; tre piktorët e Rokokosë). Më shumë, në pikturat e tyre ndihej kthjelltësia e harmonia. Para së gjithash, në sy binin skena të jetës në oborre. Pohimi i jetës së përtejme paraqitej në imazhe me ngjyra të forta, të ngjyrosura ashtu pa kujdes dhe shumë lirshëm. Këto pra ishin ato çfarë prekën artin e asaj kohe. Nudot ishin jashtëzakonisht të bukura, “pa asnjë njollë”, ashtu të pafajshme dhe shpesh të ndrojtura.
Nga ideali në individualizëm
Kjo ndryshoi megjithatë në shekullin e 19. Eugène Delacroix (Delakrua), që jetoi në vitet 1798-1868, u bë dhe udhërrëfyesi drejt modernizmit. Edhe ai pikturonte nudo idealiste, por gjithsesi subjekti i imazheve të tij, nisi të dilte pak nga pak jashtë kornizave të qëndrimeve e pikëpamjeve religjioze.
Delacroix dhe kolegu u tij piktor, Jean Auguste Dominique Ingres (1780-1868), nisën të pikturonin vepra që shkonin përtej skenave biblike. Artistët e mëdhenj tashmë kishin zbuluar se vepra e tyre duhej t’i nënshtrohej e t’i shërbente realitetit.
Dhe ajo çfarë shihet në pikturat e Delakruasë, gjen në mënyrë eksplozive çlirimin e vet në veprën me titull “Olympia” (1863) të Manet. Femra në të vështron me ngacmim provokues këdo që e viziton. Dama e përftuar padyshim si një kurtizane, qëndron plotësisht e ndërgjegjshme në lakuriqësinë e saj. Trupi i saj plotësisht i arrirë rrezaton me forcë të bardhën e lëkurës së saj dhe hiret për t’u kundruar. Një shërbëtore zezake sapo i ka dhënë asaj një buqetë me lule, e ndoshta një dhuratë nga adhuruesi i saj, të cilin e zonja e shtëpisë, duket se e kishte bërë njeriun më të lumtur, një natë më parë.
Refuzimi dhe revolucioni
Ajo çfarë mendohej si një parodi në pikturën klasike, nisi të lëshonte një stuhi dhe “çarmatim”. Në këtë mënyrë, deri më atëherë nuk kishte arritur asnjë piktor ta zbulonte dot seksualitetin dhe sensualitetin, duke e vënë atë në fokus të veprave të tyre. Salloni zyrtar refuzoi asokohe ta ekspozonte pikturën e tij. Poza “e paturpshme”, por plotësisht e ndërgjegjshme, si dhe paraqitja pa kurrfarë kufizimi e një prostitute të njohur në qytet, u konceptuan asokohe fillimisht si një goditje ndaj moralit publik.
Kritikët dhe publiku ishin së bashku në një pikë: Piktura ishte një sulm frontal kundër mirëkuptimit apo konsensusit që mbante të bashkuar artin me realitetin, bukurinë dhe moralin.
Në gjysmën e dytë të shekullit të 19, vepra u shfrytëzua si një provokacion, si një mjet që drejtohej kundër rrethanave ekzistuese të shoqërisë dhe sidomos kundër frymës apo qëndrimeve kornizë që rrethonin asokohe akademitë.
Format e grave pasqyronin bukurinë, jo më në formën e perëndeshave, heroinave apo të hyjneshave, por prostitutave, mëkatareve, objekteve të tërheqjes erotike mashkullore, si dhe seksualitetin.
Edhe velloja e fundit u hoq nga trupat e femrave dhe bukurive të mitologjisë, duke i shndërruar ato në “forma mëkatare” prej mishi e gjaku. I shtyrë prej përbuzjes së konvencionit borgjez (qytetar), piktorët zbuluan trupin natyror dhe lidhjet me të.
E mbarsur seksualisht, plot erotikë ndjellëse midis piktorit dhe modeles, trupat e zhveshur të grave të idealizuara në veprat e tyre, u shndërruan kështu në individë nudo të vendosur në një botë reale e jo hyjnore. Arti u çlirua edhe më shumë nga konformizmi e kufizimet me rrjedhën e viteve e afrimin e shekullit të 20 dhe shkundi ngrirjen moralo-etike e religjioze, pra dhe idealizimin e trupit të femrës. Në vend të nimfave, perëndeshave, heroinave, hynë në skenë gra të vetëndërgjegjshme, objekte të tërheqjes mashkullore dhe brishtësisë humane.
Jo rrallëherë, si modele kanë shërbyer vetë të dashurat e piktorëve, si Doris Grose, e njohur me nofkën “Dodo”, gruaja e Ernest-Ludovik Kirshnerit (Ernst Ludwig Kirchner), që ai e paraqet në veprën e tij me titull “Akt me kapele” (1910) plotësisht nudo, vetëm me një kapele mbi kokë dhe këpucë në këmbë. Rrezatimin e saj erotik, ai e njeh mirë dhe e ka bërë Dodon të vështrojë po me ndërgjegje vëzhguesin e shijuesin e bukurisë së saj, që i qëndron përballë, ndërsa e pikturon.
Megjithëse nudizmi ekziston edhe në imazhet e meshkujve, ai haset shumë më rrallë, e më shumë si shoqërues i femrës, si një objekt dytësor, ndërsa feminiliteti dhe nudizmi duket se kanë bashkëjetuar plotësisht në harmoni. Ai qëndron sot në fokus të interesit artistik pamor, si te piktorët ashtu dhe te piktoret. Femra në këtë aspekt nuk është vetëm thjesht seksi më i bukur e më i brishtë për t’u trajtuar si subjekt artistik, por sigurisht, edhe më emocionuesi. A.P.
g.shqip

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Lakuriqësia, si u shndërrua në “nudo artistike”
Mon 1 Aug 2016 - 18:12
-Ne lashtesi njerezit benin me shume dashuri dhe nuk kishin kohe te visheshin, tashme nuk bejne fare dashuri dhe nuk kane kohe te zhvishen!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi