Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studiuesit: Jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet  Empty Studiuesit: Jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet

Fri 12 Sep 2014 - 21:09
Studiuesit: Jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet  EvolimiTeksa gjithçka po evolon me hapa galopante në planetin Tokë, as njeriu nuk mund t’i shpëtonte këtij transformimi.

Një teori e re e ‘Global Brain Institute’ përshkruan sesi do të jetë njeriu i të ardhmes. Si rezultat i avancimit të teknologjisë dhe seleksionimit natyror, studiuesit thonë se jetëgjatësia do të dyfishohet. Si rezultat i kësaj, lindshmëria do të shtyhet dhe gratë do të bëhen nëna kryesisht në moshë të vjetër.

Në më pak se katër dekada, këto hulumtime thonë se inteligjenca artificiale do të jetë ajo që do të kryejë gjithë punët e detyrat e kësaj bote.

Shkencëtari Candel Last shprehet se ky ndryshim është i rëndësishëm, aq sa evolimi nga majmuni të njeriu i ditëve të sotme. Si pasoje e kësaj metamorfoze, organizmat e rinj do të kenë nevojë për më shumë energji dhe kohë për të arritur potencialin e tyre të plotë, dhe kështu do të ndiejnë me pak nevojë për t’u riprodhuar.

Gjithashtu sipas ‘Global Brain’, ky sistem njerëzimi do të krijojë jetë shumë më i sofistikuar, i drejtë, sesa qytetërimi ynë aktual. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi