Elbasan, zihet për të dashurën e vëllait, vritet i riu
Sun 23 Nov 2014 - 22:48
Sherri për të dashurën e vëllait i ka kushtuar jetën një 27-vjeçari i cili u qëllua disa herë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:40 në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan kur Fation Ocka u vra me pistoletë një person i cili u identifikua nga policia. Ocka u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit por ndërroi jetë pak minuta më pas për shkak të plagëve të rënda. Policia mbërriti në vendngjarje për të zbardhur rrethanat ndërsa shoqëroi në komisariat disa persona të cilët u morën në pyetje. Burime nga policia thanë se ditët e fundit 27-vjeçari ka qenë i përfshirë në një sherr verbal me një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Personi tjetër, i cili dyshohet se është edhe autori i vrasjes kishte ngacmuar të dashurën e vëllait të Fation Ockës. Ky i fundit kishte mësuar për këtë gjë dhe e ka kontaktuar duke nisur dhe një debat me të. Mësohet se mes dy të rinjve ka pasur disa herë përplasje verbale nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social Facebook. Pas ofendimeve dhe kërcënimeve të ndërsjella dy të rinjtë kanë vendosur të dalin ballazi dhe të sqarohen me njëri-tjetrin. Ata kishin lënë të takoheshin në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan ndërsa kanë lënë edhe orën e takimit. Ocka është nisur nga Cërriku ku dhe banonte në drejtim të Elbasanit dhe sapo ka mbërritur në vendin e takimit është qëlluar disa herë me pistoletë. Dyshohet se autori nuk ka pranuar që të diskutojnë, por e ka pritur 27-vjeçarin me plumba. Pas krimit, ai u largua me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë. Kjo e fundit mori në pyetje familjarët e viktimës të cilët rrëfyen dhe sherrin mes Fationit me një person tjetër.
“Menjëherë pas ngjarjes u shoqëruan disa persona të cilët u morën në pyetje, mes të cilëve edhe familjarët e viktimës. Nga hetimet e para dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes viktimës dhe autorit” thanë për gazetën burimet policore të cilat shtuan se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje tre gëzhoja pistolete. Burimet policore shtuan se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Elbasan, zihet për të dashurën e vëllait, vritet i riu
Mon 24 Nov 2014 - 15:01
Deri kur dhiptaret po dallohen ne europen e qutetruar sillen si njerz primitiv
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi