Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Hurmat për dobësim  Empty Hurmat për dobësim

Thu 20 Jan 2011 - 14:27
Duke ngrënë tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do të dobësoheni më lehtë.

Sipas studimit të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye bëhet e ditur se me anë të dietës e cila konsiston në ngrënien e tre hurmave një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës do ta keni më të lehtë të dobësoheni.

Spitali i studimeve Umraniye është duke analizuar hurmën nga ana shkencore. Pa bërë asnjë ndryshim në programin e ushqyerjes, pacientët obezë kishin konsumuar nga tre hurma një orë para ushqimit. Në këtë mënyrë kanë dhënë tetë kile për dy muaj.

Me dietën e bërë duke ngrënë nga tre hurma një orë para mëngjesit, drekës dhe darkës është vërtetuar se dobësoheni më shpejt sepse hurma të jep ndjesinë e ngopjes dhe përshpejton lëvizjet e zorrëve. Tani ky fakt do të argumentohet me anë të të dhënave mjekësore.

Të dhënat tregojnë se hurma është një produkt i pasur me vlera ushqyese. 100 gr hurmë përmban 65 gr karbohidrate, 2 gr proteina dhe 0,2 gr yndyrna. Ngaqë përmban sheqer fruktoz nuk përbën asnjë rrezik as për të sëmurët me diabet. Është i vetmi produkt i cili përmban sheqer, proteina dhe yndyra.

Ajo përmban dhe 21 % fibra të cilat ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Përveç vitaminave A,D,B1, B6, C përmban dhe vitaminat antioksiduese. Përveç mineraleve si hekur, magnez, zink përmban dhe sodium, kalcium. Përkrah veçorive pozitive hurma nuk përmban fare kolesterol.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi