Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kërkon të futet në stomakun e anakondës, por eksperimenti dështon

prej Tue 9 Dec 2014 - 23:52
Kërkon të futet në stomakun e anakondës, por eksperimenti dështon  10696192_10152956504098586_4468584130242907144_n-480x319
Natyralisti amerikan Paul Rosolie prej kohësh kishte njoftuar se do të futej në barkun e gjarprit anakonda, për ta studiuar më nga afër reptilin. Pasi siguroi një kostum që pengonte tretjen e trupit në stomakun e gjarprit, Rosolie u lye me gjakun e derrit.

Kur i afrohet reptili, ky i fundit e sulmon dhe nis që ta gëlltisë. Aventura e natyralistit ka zgjatur vetëm pak sekonda sepse gjarpri ushtronte mbi trupin e 27 -vjeçarit një forcë më të madhe se sa parashikimet.

Ai kërkoi ndihmën e stafit sepse po ndjente se krahët po i thyheshin nga forca që ushtronte anakonda. “ Djema! Po më dhemb fytyra. Ju duhet të vini këtu që të më shpëtoni”,-ishte thirrja për ndihmë e natyralistit.

Eksperimenti i tmerrshëm do të transmetohej nga Discovery Channel në programin “Eaten Alive”. Anakonda, kishte një gjatësi prej 10 metrash dhe peshonte mbi 110 kilogramë. Rosolie tha se po e bënte këtë gjë për të mbledhur para që do të shërbenin për habitatet e gjarpërinjve.


Kërkon të futet në stomakun e anakondës, por eksperimenti dështon  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi