Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Masazhi çudibërës japonez që bën mrekulli në trupin tonë (FOTO) Empty Masazhi çudibërës japonez që bën mrekulli në trupin tonë (FOTO)

Fri 19 Dec 2014 - 22:34
Masazhi çudibërës japonez që bën mrekulli në trupin tonë (FOTO) 5f71d14d375d97b510ce85950fdd08fdA e dini përse japonezët jetojnë më gjatë?! Keni parë se si pleqtë japonezë, të cilët edhe pse të shtyrë në moshë vrapojnë sikurse të jenë të rinj. Përveç se japonezët pinë nga dy-tri gota ujë të vakët në mëngjes dy orë para hajes, e që ka efekt të jashtëzakonshëm në të mirën e gjithë organizmit; është edhe një sekret tjetër.
Një legjendë japoneze thotë se në kohët e lashta ka jetuar një njeri me fat, i cili kishte përfituar nga babai i tij dituri të madhe, dituri për pikat neuralgjike në trup, të cilave po t’u bëhet masazh shërojnë qindra sëmundje dhe janë pika të jetëgjatësisë. Këshillat e të atit, djali çdo ditë i praktikonte; bënte masazhe në ato pika që ia tregonte babai dhe ishte dëshmitar i lindjes dhe vdekjes së disa perandorëve. Masazhimi i pikave, është njëra ndër metodat më të vjetra të shërimit në Lindje, e që daton mijëra vite. Në përgjithësi trupi i njeriut ka 365 pika dhe 12 meridiane kryesore, gjë kjo e cila na kujton numrin e ditëve dhe muajve të vitit. Veprimi i masazheve të tilla (akupresura – shtypja me gishta në pika të caktuara), bazohet në njohuritë rreth meridianeve dhe kanaleve, që lidhen me organe të caktuara të trupit. Në mjekësinë kineze trupi vështrohet si sistem energjetik, kështu që përmes masazhave të tilla mund të ndikohet në tërë energjinë dhe aktivitetin funksional të organeve. Aktivizimi i pikës Zu San Li jep një freskim dhe rigjenerim, duke ushtruar efekt shërues, madje pengon dhe parandalon edhe plakjen. Në Kinë kjo pikë njihet si ‘pika e jetëgjatësisë’, kurse na Japoni ‘pika e qindra sëmundjeve’.
Po vallë ku gjendet kjo pikë magjike (Zu San Li) në trupin tonë?
Është e vendosur nën kapakun e gjurit. Për ta gjetur atë mbuloni gjithë gjurin me pëllëmbën e dorës të së njëjtës anë. Pika pra ndodhet ndërmjet fundit të gishtit të vogël dhe gishtit afër atij të voglit, në thellësi mes kockave. Mund ta gjeni edhe në tjetër mënyrë. Duhet të uleni në dysheme, t’i shtypni fort këmbët kah dyshemeje dhe t’i tërhiqni kah vetja, duke u kërrusur me gjysmë shputën e këmbës së mbledhur. Do ta shihni që posht gjurit është krijuar një pjesë si e ngritur. Gjene pikën më të lartë të kësaj pjese të ngritur, vendosni në të gishtin dhe merrni pozicionin startues. Pika ku jeni duke e shtypur me gisht, pikërisht ajo është pika Zu San Li.
Çka lidhet me këtë pikë, çfarë ndikimi ka kjo për organizmin dhe përse japonezët e quajnë – pika e qindra lloj sëmundjeve?
Mjekësia mijëra vjeçare japoneze ka vërtetuar se pika Zu San Li është:
• Pika e cila kontrollon punën e organeve që ndodhen në pjesëm e poshtme të trupit
• Kontrollon punën e palcës kurrizore në pjesët që janë të lidhura me funksionimin e duhur të traktit gastrointestinal, traktit digjestiv, organeve intime, veshkëve, gjëndrave mbiveshkore. Duke i bërë masazh pikës Zu San Li mund të rritet aktiviteti i gjëndrave mbiveshkore, gjëndrave më të fuqishme, të cilat kanë rolin e kujdestarit dhe mbrojtësit kryesor të shëndetit të njeriut. Ato sekretohen në gjak, në adrenalinë, hidrokortistinë dhe hormone tjera të rëndësishme. Prandaj nëse çdo ditë i bëni masazh ‘pikës së jetëgjatësisë’, do të normalizoni punën e gjëndrave mbiveshkore, të cilët pastaj do të ndikojnë në kryerjen e përsosur të këtyre funksioneve në organizëm:
• Do t’u normalizohet shtypja e gjakut
• Do t’u normalizohet glukoza, insulina
• Do të zhduken proceset inflamatore në organizëm
• Do t’u rregullohet funksioni imunologjik i trupit
• Do t’u përmirësohet procesi i tretjes
• Do të përmirësoni funksionimin e traktit gastrointestinal
• Do të parandaloni pikën në tru dhe sëmundje tjera që lidhen me trurin
• Do të rrisë disponimin tuaj shpirtëror, duke krijuar vetëbesim në veten tuaj, do ta luftoni stresin dhe do të gjeni stabilitetin e brendshëm psiko-emicional
• Do të shëroni me këtë masazhim madje edhe shumë sëmundje ose do t’i parandaloni ato, përfshirë edhe impotencën, kapsllëkun, gastrisin, problemet e ndryshme me kanalet urinare etj.
• Duke e praktikuar këtë gjithnjë, ju do ta shtoni imunitetin tuaj, do ta përmirësoni dukshëm shëndetin tuaj dhe do të bëheni edhe më vital për jetë.

Masazhimi i pikës Zu San Li është më mirë të bëhet në orët e hershme të mëngjesit. (herë me lëvizje rrethore në një drejtim të shigjetave të orës, në të dy këmbët me duart tuaja, një pas një (9 herë në njërën e 9 në tjerën). Kështu 10 minuta në tërësi. Ja pra: nuk u kushton aq, sapo të zgjoheni prej gjumi duke qëndruar ulur mund ta bëni këtë dhe mund të përfitoni aq sa s’mund të paramendoni për shëndetin tuaj. Para fillimit të masazhit merrni një pozicion të përshtatshëm të lirshëm (ulur). Ndalni pak frymëmarrjen dhe koncentrohuni në ndjenjat tuaja. Zhytuni në një gjendje harmonie dhe vetëbesimi se po e bëni një proces për të mirën e shëndetit tuaj, sepse ky masazh ka edhe efekt stimulus. Masazhimin mund ta bëni me gishta ose me ndonjë farë (çfarëdo qoftë ajo misër, hikërr, tërshërë, etj.) Po ashtu mund ta ngjitni për këtë pikë edhe gjysmën e prerë të thelbit të hudhrës e ta leni 1-2 orë derisa lëkura të skuqet. Masazhimi çdo mbrëmje i pikës Zu San Li është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga mbipesha (obesiteti), duke ndikuar që në javë të humbën 400-500 gram. Mirëpo keni kujdes që të mos e masazhoni para se të shkoni të flini, sepse mund t’u shkaktojë pagjumësi. Kështu pra pikën Zu San Li mund ta masazhoni çdo ditë, por efekti më i madh arrihet gjatë kohës kur del Hëna e Re. E fort mirë dihet ndikimi i Hënës në Tokë. Tetë ditë pas daljes së Hënës së Re gjithqysh masazhoni këtë pikë në mëngjes në të dy këmbët një pas një në drejtim të shigjetave të orës. Kjo është koha më efikase për masazh për të rritur imunitetin, përmirësimin e punës së të gjitha organeve të trupit dhe ngadalësimit të procesit të plakjes. Ndërkaq para drekës nëse masazhohet, atëherë ndikon për përmirësimin e tonusit të përgjithshëm, kujtesës, sistemit kardiovaskular dhe atij të tretjes. Pas drekës masazhimi ndikon kundër stresit, nervozës dhe për shërimin e kokëdhembjes dhe humbjes së baraspeshës së gjumit. Në mbrëmje masazhimi në kahjen e kundërt të shigjetave të orës në të dy këmbët, kontribuon në ngritjen e metabolizmit dhe rënies në peshë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi