ISIS-i kryqëzon një person, i pret duart një tjetri
Sun 21 Dec 2014 - 23:36
- Të dyja aktet e rënda janë kryer në përputhje me ligjin e Sheriatit, të cilin ISIS-i e interpreton në mënyrë radikale
ISIS-i ka realizuar të tjera akte makabre në Siri, duke i prerë duart një personi dhe varur një tjetër në sy të qindra njerëzve.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në qendër të qytetit Alepo, i cili kontrollohet prej muajsh prej terroristëve.
Një të riu sirian iu pre dora pasi një gjykatë e të ashtuquajturit shtetit islam e shpalli fajtor për vjedhje.
Kjo ngjarje e rëndë u pasua nga një tjetër lajm tronditës, kryqëzimi i një personi sërish në sytë i qindra personave. Masa ekstreme ndaj tij, u mor pasi sipas ISIS-it ai ishte spiun i regjimit të presidentit Bashar Al Asadit.
Të dyja aktet e rënda janë kryer në përputhje me ligjin e Sheriatit, të cilin ISIS-i e interpreton në mënyrë radikale.
Para pak ditësh, ISIS-si ekzekutoi një person për homoseksualizëm duke e hedhur nga një pallat dhe qëlluar me gurë të mëdhenj për vdekje, një metodë kjo sa e prapambetur aq edhe e rëndë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi