Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Bieber si Timberlake?  Empty Bieber si Timberlake?

Sat 22 Jan 2011 - 14:39
Bieber si Timberlake?  F.0121190501256_m
Ata ndoshta mund ta kenë emrin e njëjtë, por sipas Sean Garret,
albumi i ardhshëm i Justin Bieber do të jetë i inspiruar nga superylli
tjetër, Justin Timberlake.
Krijuesi i hitit “Baby” është duke
punuar në albumin e ri me kompozitorin Sean Garret, i cili shprehet se
do të bëjë hite të mëdha me tinejxherin, për të tërhequr edhe më shumë
audiencë.
“Çfarë duam të bëjmë tani është ta fusim Justinin në rrethet e
pjekurisë së hershme. Një gjë e mrekullueshme për Justin Bieber është
fakti se fansat e tij janë duke u rritur me të”.
“Kështu ne duam që të gjithë fansat që filluan ta dëgjojnë atë më
parë të jenë të intriguar ende rreth tij, por kësaj radhe duam që ta
zgjerojmë aktivitetin në mënyrë që edhe 22-23 vjeçarët ta duan
Bieberin”.
“Ne po synojmë nivelin e albumeve të Justin Timberlake. Të atilla
duhet të jenë këngët, hite të nivelit të “Cry Me a River”, u shpreh
Garret. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi