Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Origjina e species sonë Empty Origjina e species sonë

Sat 14 Feb 2015 - 16:43
Origjina e species sonë Specia
NGA MAJMUNET, TEK NJEREZIT
12 milionë vite më parë, Toka ishte një planet i majmunëve. PRovat e skeleteve tregojnë se ka patur shumë specie majmunësh të shpërndarë nëpër Afrikë dhe Azi. Afro 7 milionë vite më parë, një specie që do të shënonte ngjitjen e humanëve dhe kushërinjve tanë më të afërt, shimpanzetë, jetonin në Afrikë. Fosilet e këtij “paraardhësi të fundit të përbashkët” ende nuk janë gjetur.
6 milionë vjet më parë, raca njerëzore kishte zhvilluar tashmë të ecurit me dy këmbë. 2 milionë vjet më vonë, ishte shtrirë nëpër Afrikë. Pas një milionë viteve të tjerë, në skenë doli “genus Australopithecus”. Një specie i dha shkëndijën një revolucioni teknologjik të bazuar në prodhimin e veglave të gurit, gjë që lejoi hominidët e mëvonshëm të përhapeshin në të gjithë kontinentin afrikan.
Specia e parë që bëri këtë gjë, Homo erectus, u përhap me shpejtësi nga Afrika në Eurazi afro 1.8 milionë vjet më parë, duke mbërritur në Indokinë dhe në Spanjë. Afro një milionë vjet më vonë, një pasardhës afrikan i “Homo erectus” – një që do të bëhej i famshëm për të gjithë me emrin “Homo sapiens” – sërish udhëtoi përtej kontinentit. Tani ai ka mbërritur në Hënë, dhe ndoshta shumë shpejt do të vërë këmbë në një planet fqinj.
HOMINIDET ME TE HERSHEM
Ende na mungojnë fosilet e mjaftueshme për të thënë shumë mbi hominidët shumë të hershëm. Tiparet më kryesorë të atyre fosilëve që janë gjetur tregojnë se ata kanë ecur mbi dy këmbë. Ne njohim gjithashtu sistemin e tyre social, i cili ka qenë shumë i ndryshëm nga ai i çdo majmuni tjetër, të gjallë apo të zhdukur, sepse dhëmbët e qenit të meshkujve ishin shumë më të vegjël dhe të pamprehur, kështu që ata nuk funksiononin si armë.
Fosilëve të këtyre hominidëve më të hershëm, afro 6 milionë vjeçarë, u janë dhënë emra shumë të ndryshëm: “Sahelanthropus tchadensis” gjetur në Cad. “Orrorin tugenensis”, gjetur në Kenia dhe “Ardipithecus kadabba” në Etiopi. Asnjëri nuk i ngjan majmunëve modernë, dhe të gjithë kanë ngjashmëri anatomike me “Australopithecus”-in e vonë.
Përpara se të gjendeshin këta fosile, shumë studiues kishin parashikuar se ne do të vazhdonim të gjenim hominidë të ngjashëm me “Australopithecus”-in, deri tek paraardhësi i përbashkët i njerëzve dhe shimpanzeve. Zbulimi i një skeleti të “Ardipithecus ramidus”-it në vendzbulime etiopianë të 4.4 milionë viteve më parë i hodhën poshtë të gjithë këto pritshmëri, për arsye se ai është shumë i ndryshëm edhe nga shumica e “Australopithecus”-ëve më primitivë.
Skeleti i pjesshëm, që e kanë quajtur “Ardi” tregon se paraardhësi ynë më i fundit i përbashkët me shimpanzetë nuk ishte diçka e ndërmjetme mes një shimpanzeje dhe një qenieje njerëzore, por një qenie të cilës i mungonin shumë prej specializimeve që shihen tek kushërinjtë tanë më të afërt, si të ecurit mbi grushta, një dietë me bazë frutash, luftimet mashkull-mashkull dhe kacavjerrjet. Ardi ishte një organizëm mozaik: pjesërisht dykëmbësh, mishngrënës dhe barngrënës me dhëmbë të vegjël, një dallim relativisht i vogël mes gjinive dhe një preferencë për vendbanime në pyje. Ardi përfaqëson fazën e parë të evolucionit të hominidëve.
DREJT SAVANES
Shumë paleo-antropologë modernë përmendin ndryshimin e klimës, si motorrin e evolucionit tonë. Por ata nuk janë aspak të parët që pranojnë impaktin e mjedisit. Shumë kohë përpara se të gjendeshin fosile domethënës, një mbështetës i hershëm i evolucionit, Jean-Baptiste Lamarck, i shihte fushat e mëdha me bar si shumë të rëndësishme për evolucionin e paraardhësve tanë, nga banorë të pemëve, në dykëmbësh. Në gjurmët e tij eci Raymond Dart në vitet 1920, i cili argumentoi me saktësi se eshtrat e një fëmije që ai e quajti “Australopithecus” i ishin përshtatur mjediseve të hapur. Por popullariteti i “hipotezës së Savanës” nisi të bjerë në vitet 1990, kur u gjetën fosile të “Ardipithecus” në mjedise që tregonin një vendbanim në pyll. Sot, linja të pavarura provash tregojnë se hominidët më të hershëm kanë qenë me të vërtetë krijesa pyjesh: përshtatja e kacavjerrjes; dieta, që nxirret prej formës dhe përbërjes izotopike të dhëmbëve; si dhe mijëra bimët, insektet, kërmijtë, zogjtë dhe sisorët që gjithashtu preferojnë habitate të tillë dhe që gjenden me shumicë në të njëjtat vendndodhje. Megjithatë, “Australopithecus” duket se ka qenë i lidhur me peisazhe më të hapur.
Eshtë ditur qysh prej viteve 1940 se ija, gjuri dhe këmba e “Australopithecus”-it i janë përshtatur dykëmbësisë. MEgjithatë, ishte zbulimi i fosileve të “Lucyt” në Etiopi, si dhe gjurmët e fozilizuara në Tanzani gjatë viteve 1970, që e vendosi këtë klasë si përfaqësuesen e fazës evolucionare prej të cilës u zhvilluan hominidët e mëvonshëm. 3 milionë vjet më parë, speciet “Australopithecus” ishin përhapur nga veriu në jug, në pjesën më të madhe të Afrikës.
Për shkencëtarët e shekullit 20-të, “Australopithecus”-i dukej si një tranzicion i paqëndrueshëm mes majmunit dhe njeriut. Por tani, kjo klasë shihet si një fazë e zgjatur e evolucionit tonë. Përveçse përftuan zotësinë e të ecurit me dy këmbë, këto forma robuste u përshtatën edhe me përtypjen. Disa specie bashkëkohore, por më pak robuste, të “Australopithecus”-it me shumë gjasë i kanë dhënë shtytjen fazës së tretë të evolucionit të njeriut, Homo genus.
PRIMATI TEKNOLOGJIK
Hominidët janë të rrallë shumë në të dhënat e fosileve, por në një moment afro 2.6 milionë vjet më parë, ata nisën të lënë shenja nëpër gurë. Në vendndodhjet arkeologjike të Gonas dhe Auashit të Mesëm në Etiopi, tashmë ka prova të bollshme dhe të qarta të veglave më të hershme të gurit të bëra nga hominidët, duke përfshirë kocka të fosilizuara të sisorëve të mëdhenj, që përmbajnë gjurmë të dukshme të shenjave të instrumentave të thepisur.
Prodhimi i gurëve të thepisur u mundësoi hominidëve të hanin sasi të mëdha mishi dhe palce, që më herët nuk kishin qenë të disponueshme për primatët. Në të njëjtën kohë, presionet selektivë që lidheshin me veprimtari të tilla – sidomos që një primat me dy këmbë, që vepronte në bashkëpunim nën hundët e grabitqarëve të kudondodhur, që nga hienat tek macet me dhëmbët mprehur – do të sillnin ndryshime anatomikë dramatikë, teksa kafka u zgjerua tek Homo.
Teknologjia e gurit zgjeroi shumë “strofullën” ekologjike të paraardhësve tanë, ashtu si dhe shtrirjen gjeografike, duke lejuar Homo erectusin që të mbërrinte në Europë dhe në Indonezi më shumë se 1.5 milionë vjet më parë.
KAKTUS APO SHKURRE?
Paleontologu i ndjerë amerikan, Steven Jay Gould ka shkruajtur një ese klasike në vitin 1977, ku parashikonte se pema e familjes së hominidëve do të ishte “plot shkurre”. Sot është e zakonshme të shohësh lista me më shumë se 25 specie të ndryshme hominide, dhe shpesh herë thuhet se parashikimi i Gouldit është përmbushur.
Jo kaq shpejt. Shumë prej këtyre specieve janë “kronospecie”, që zhvillohen nga njëra tek tjetra, si për shembull dy speciet më të hershme të “Australopithecus”-it, “A. afarensis” dhe “A. anamensis”. Këta emra janë thjeshtë ndarje arbitrare të një linje të vetëm në evoluim.
Një biolog modern që merret me çështjen e diversitetit të specieve llogarit numrin e specieve që ekzistojnë në çfarëdolloj kohe. Kur e bëjmë këtë me të dhënat e hominidëve, ajo që përftojmë nuk është një shkurre, por më shumë diçka e ngjashme me një “kaktus”, me vetëm pak linja speciesh. Diversiteti më i madh duket se është afro 2 milionë vjet më parë, kur në Afrikë bashkëekzistonin katër linja të ndryshme hominidësh, duke përfshirë edhe “Australopithecines”-ët e plotë.
Pyetja më e rëndësishme duket se është jo sa shumë specie ishin në vetvete, por përse diversiteti i specieve ka qenë kaq i kufizuar në degën tonë të pemës evolucionare, krahasuar me sisorët e tjerë si lakuriqët apo majmunët e Amerikës së Jugut. Arsyeja është se ndoshta vendbanimet e paraardhësve tanë të lashtë sa vinte e zgjeroheshin, teksa mishngrënësit dhe barngrënësit e pyjeve afro 6 milionë vjet më parë u zgjeruan ekologjikisht në mjedise më të hapur, dhe pastaj sërish kur teknologjia ua zgjeroi aftësitë dhe horizontet.
“AUSTRALOPITHECUS”-ët E PLOTE
Kur paleontologu Robert Broom zbuloi kafkën e një hominidi në Afrikën e Jugut në vit 1938, ai u befasua prej pamjes së saj të pazakontë. Kishte dhëmballë me përmasa të mëdha, dhëmbë qeni të vegjël dhe një nofullë të poshtme shumë të madhe, një fytyrë pllakë, një tru të vogël dhe një kreshtë kockore mbi kafkë. Bloomi e quajti “Paranthropus robustus”. Ndoshta ai ka evoluar prej specieve “Australopithecus” dhe njihet gjithashtu si “Australopithecus”-i i plotë.
Shfaqet në fosile të pothuajse 2.5 milionë viteve më parë, në Afrikën lindore, ndërkohë që pjesëtarët e fundit kanë jetuar 1.2 milionë vjet më parë. Deri në atë datë, raca jonë, Homo, kishte më shumë se 1 milionë vite që kishte dalë në skenë. Ka ende shumë mistere për “Australopithecus”-in e plotë që duhen zgjidhur, por një gjë është e qartë: për të paktën 1.3 milionë vite, e jona nuk ishte e vetmja linjë hominidësh në Afrikë.
JASHTE NGA AFRIKA, DY HERE
Ekspansioni i parë i hominidëve nga Afrika ndodhi afro 2 milionë vjet më parë, siç është zbuluar nga veglat e gurit si dhe një koleksion i jashtëzakonshëm fosilesh hominidësh në Dmanisi, në Gjeorgji. Ky ekspansion ndonjëherë është quajtur “Jashtë nga Afrika, Pjesa 1”, por ideja që hominidët e lanë shkretë Afrikën është e pasaktë. Ky kontinent vazhdoi të jetë “farkëtari” i evolucionit tonë. Edhe emigranti Homo erectus dhe teknologjia e tij e sëpatës janë të kudogjendur në Afrikë, teksa ka prova të pranisë së species nga Kepi i Afrikës, deri në Kairo.
Darvini parashikonte se Afrika një ditë do të nxirrte fosile për të ndriçuar evolucionin e njeriut. Sot, ai do të ishte shumë i kënaqur po të mësonte që ne kemi gjetur fosile jo vetëm nga dy fazat e para të evolucionit të njeriut – “Ardi” dhe “Australopithecines”-i – por edhe brenda klasës sonë, Homo. Më i hershmi është Homo habilis, prodhues i gurit që dominoi teknologjinë për më shumë se një milion vite. Më pas erdhi Homo erectus. E qartë është që paraardhësit tanë vazhduan të evoluojnë në Afrikë, pasi vendet në lartësi më të mëdha ishin nën akuj.
Deri 160 mijë vjet më parë, hominidët afrikanë ishin pothuajse anatomikisht modernë, me fytyra pak më të gjata se tonat, dhe me kafkën pakëz më të plotë. Përmasat e trurit të tyre ishin tërësisht moderne. Në Etiopi, në një vend të quajtur Herto nga vendasit e fiseve Afar, kafkat e dy të rriturve dhe një fëmije ofrojnë disa prej provave më të mira të anatomisë së këtyre njerëzve të hershëm, që jetonin pranë një liqeni. Mes veprimtarive të tyre ishin therja e kufomave të hipopotamëve me veglat e tyre të sofistikuara të gurit.
Njerëzit Herto bënin edhe gjëra që i dallonin si humanë: ata praktikonin rituale mortorë. Shenjat në kafkën e fëmijës tregojnë se i ishte hequr mishi kur ishte ende i pakalbur, dhe ishte punuar disa herë kafka.
Ekzaminimi i ADN-së së njerëzve sot tregojnë se ne mbajmë brenda nesh një lloj “fosili të gjallë” që hap një dritare drejt të kaluarës sonë. Qoftë kur mostrat e ADN merren në Kongo, qoftë në Arktik, ADN-ja jonë është shumë e ngjashme, sidomos kur krahasohet me variacionin që shihet tek shumica e sisorëve të tjerë. Dhe variacioni i vërejtur është më i madh mes popullsive afrikane.
Kjo do të thotë se ne jemi një specie e vonë, dhe që paraardhësit e të gjithë popujve modernë ishin afrikanë. /New Scientist/
Fundi i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë: “MISTERET E TE KALUARES SONE. PANORAMA E MADHE E EVOLUCIONIT TE NJERIUT PO BEHET E QARTE. POR KA ENDE SHUME GJERA QE NUK I DIME…”
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 0:26
Une e di per  vete .jom Tironc  me rronje e me dege.
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 4:53
Edhe une per vete Shkodrane me rrac e koc Very Happy
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 17:54
Te  gjith njerzimi  esht pasars te  Ademit a.s.Zoti e krijoj njerijun e par Ademin a.s dhe haven dhe njerzimi e ka prejardhjen nga keta dyAdemin  a.s dhe haven kush beso se njerzimi e ka prejardhjen nga majmumi aj nuk beso ne Zotin krijusi I gjthqkaje
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 23:03
Ti Kushtrim ke qene atje kur jane krijuar njerezit e pare Adami me Even qe flet me kaq siguri!! kyyyy
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 23:08
POOOO ANA mesa di  une zoti krijoj nje njeri  ne fillim KUSHTRIMIN por duke pare qe i doli nje zhgenjim total NJE TRAP I VERTETE me pas krijoj dy te tjere qe te ishin normal adamin dhe even ato i mori me vete dhe la kete trapin(kushtrimin) qe njerezit te kuptojne dhe te shohin me syte e tyre ZHGENJIMIN grrrr
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 23:17
Durrsaku shkruajti:POOOO ANA mesa di  une zoti krijoj nje njeri  ne fillim KUSHTRIMIN por duke pare qe i doli nje zhgenjim total NJE TRAP I VERTETE me pas krijoj dy te tjere qe te ishin normal adamin dhe even ato i mori me vete dhe la kete trapin(kushtrimin) qe njerezit te kuptojne dhe te shohin me syte e tyre ZHGENJIMIN grrrr
grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 23:51
AnGeLiC shkruajti:Ti Kushtrim ke qene atje kur jane krijuar njerezit e pare Adami me Even qe flet me kaq siguri!! kyyyy
Ateistat nuk besojn ne Zotin
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mon 16 Feb 2015 - 23:55
i panjohur shkruajti:
Durrsaku shkruajti:POOOO ANA mesa di  une zoti krijoj nje njeri  ne fillim KUSHTRIMIN por duke pare qe i doli nje zhgenjim total NJE TRAP I VERTETE me pas krijoj dy te tjere qe te ishin normal adamin dhe even ato i mori me vete dhe la kete trapin(kushtrimin) qe njerezit te kuptojne dhe te shohin me syte e tyre ZHGENJIMIN grrrr
grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr grrrr
Ky  Dursaku esht vella me shejtanin per at flet pa lidhje  sepse nuk e  pranon   se esht  Zoti  nje
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Tue 17 Feb 2015 - 0:29
Kot na paskan thone ne .
Jo tkam gjet ke laknat.
Jo tka sjell lejleku.
Ha ha ha sdi robi kujt ti besoj.?????
Sponsored content

Origjina e species sonë Empty Re: Origjina e species sonë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi