Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
IC4E
IC4E
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kosove
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2012

TCP/IP Empty TCP/IP

Wed 1 Apr 2015 - 14:57
http://seec0m.altervista.org/tcpip/



TCP/IP (ang: Internet Protocol Suite, shqip: Suita e Protokolleve të Internetit) është bashkësia e protokolleve të komunikimit të përdorur përInternetin dhe rrjetet e ngjajshme. E ka marrë emrin nga dy protokollet më të rëndësishme në të: Transmission Control Protocol (TCP) dhe Internet Protocol (IP), të cilat ishin dy protokollet e para të definuara në këtë standard. Rrjeti i sotëm i IP-së paraqet sintezë të disa zhvillimeve që filluan në vitet e 60′-70′, përkatësishtInterneti dhe LAN-eve (Local Area Network, Rrjeti i zonës lokale), që e shtri më gjërë në vitet e 80′, së bashku me paraqitjen e World Wide Web në fillim të të 90-tave.
Suita e protokolleve të internetit, si edhe suitat e tjera, mund të shikohet si një bashkësi shtresash. Secila shtresë zgjidh një sër problemesh në lidhje me transmetimin e të dhënave, dhe ofron shërbim të definuar qartë tek protokollet e shtresës së sipërme duke u bazuar në përdorimin e shërbimeve të shtresave të poshtme. Shtresat e sipërme janë logjikisht më afër përdoruesit dhe mirren me të dhëna më abstrakte, duke u bazuar në protokollet e shtresës së poshtme për përkthimin e të dhënave në forma që mund të transmetohen fizikisht.

Modeli TCP/IP përbëhet nga katër shtresa (RFC 1122).[1][2] Nga më ulëta, këto janë Shtresa e linqeve, Shtresa e internetit, Shtresa e transportit, dhe Shtresa e aplikacioneve.
Sikurse telefonat që në rrjetin telefonik lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo kompjuter që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Kompjuterët të lidhur në rrjetë quhen Host ose Kompjuter Host (Host Computer). Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra quhenprovajderë (Internet Service Provider ose ISP). Qendra ka kompjuter Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në kompjuterë tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamik. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri-lajmëruar në qendër, por për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi