- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Kurdët akuzojnë Turqinë: Po sulmon pozicionet tona në Siri
Mon 27 Jul 2015 - 17:20
Kurdët sirianë akuzojnë Turqinë se po bombardon vazhdimisht pozicionet e tyre në qytetin e Kobanes.
Njësitë Kurde të Mbrojtjes Popullore, të njohura ndryshe si YPG deklaruan se tanket turke të vendosura pranë kufirit po qëllojnë ndaj pozicioneve të tyre vazhdimisht. YPG thotë se të dielën janë bombarduar pozicionet e saj në fshatin Zormikhar, në perëndim të Kobanes dhe një orë më vonë, një patrullë e forcave kurde është gjendur nën një breshëri zjarri të rëndë nga artileria turke.
Turqia deklaroi se po verifikon pretendimet në fjalë dhe thotë se objektiv i sulmeve të saj në Siri nuk janë pozicionet e luftëtarëve kurdë, por ato të ISIS-it.
Zhvillimet e fundit pështjellojnë situatën brenda koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it. Perëndimi ka mbështetur prej kohësh tashmë forcat kurde, si në Siri ashtu edhe në Irak, ndërkohë që Turqia i sheh me dyshime, nisur nga e kaluara dhe përplasjen e vjetër që ka me ta.
Megjithatë, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, deklaroi për mediat vendase se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me fraksionet kurde në Siri, të cilat kanë lidhje me PKK-në në Turqi, duke shtuar se ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë e vendit.
Sa do të realizohet në terren ky bashkëpunim mbetet për t’u parë, por një gjë thuajse është e sigurtë, pas këtyre sulmeve të Turqisë armëpushimi i nënshkruar në prill të vitit 2013 mes Ankarasë dhe rebelëve kurdë të PKK-së është në grahmën e fundit.
Që prej shpërthimit të konfliktit të armatosur në Siri, daljes në skenë të ISIS-it dhe zgjerimit të tij në Irak, Ankaraja kish zgjedhur të ruante neutralitetin duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt, megjithëse ai zhvillohej në derën e saj.
Por gjithçka ndryshoi javën e kaluar kur një sulm vetëvrasës i marrë përsipër nga ISIS-i dhe ku vdiqën 32 vetë, e më vonë vrasja e një ushtari turk pas shkëmbimit të zjarrit në kufirin me Sirinë me ekstremistët fetarë shkaktoi reagimin e Turqisë.
Brenda pak ditësh, Turqia ka ndërmarrë një sërë sulmesh ajrore në Siri dhe Irak, ku shënjestër ka qenë jo vetëm ISIS-i, por edhe kurdët e PKK-së, me të cilët Ankaraja lufton që prej vitit 1984, e ku besohet se rreth 40 mijë vetë kanë gjetur vdekjen që prej asaj kohe.
Ndërkohë, Turqia ka përdorur të drejtën që i jep Artikulli 4 i paktit të NATO-s duke thërritur të martën një takim të jashtëzakonshëm të Aleancës.
Ky artikull u njeh vendeve anëtare të organizatës që të thërrasin nëj mbledhje të jashtëzakonshme kur territori dhe siguria e tyre janë në kërcënim.
“Është mëse e drejtë dhe momenti i duhur për të biseduar për trazirat që po reflektojnë konfliktet në Siri e Irak dhe në kufirin e një vendi anëtar të NATO-s, Turqisë”, deklaroi për BBC-në, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
/ Top Channel

Re: Kurdët akuzojnë Turqinë: Po sulmon pozicionet tona në Siri
Mon 27 Jul 2015 - 17:21
Keta jane turqet,,, edhe ne Kosove kane bombarduar shqiptare gjoja "gabimisht"...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi