Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
lutfi coka
lutfi coka
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 64
<b>Postime</b> Postime : 45
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2013

Motivet e kohes sime Empty Motivet e kohes sime

Thu 14 Jan 2021 - 22:18
Motivet  e kohës sime
     Lutfi  coka
Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjëra, por kemi këndvështrim më të ngushta.
Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë por ngelim më pak të kënaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohë.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
 Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
 Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe, por më pak shëndet.
 Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi te lodhur; lexojmë pak, shikojmë shume TV dhe lutemi shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale, por kemi pakësuar vlerat morale.
 Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë.
 I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
 Eksploruam Universin, por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha, por jo punë më të mira. Pastruam ajrin, por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin, por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi