Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria, momenti i vlimit Empty Shqipëria, momenti i vlimit

Tue 25 Jan 2011 - 0:13
Shqipëria, momenti i vlimit Bbc-shqiperia
Protestat e ditës së premte në Tiranë, që u mbyllën me vrasjen e tre personave dhe që vijoi me lëshimin e gjashtë urdhër-arresteve nga prokuroria për krerët e Gardës së Republikës ka bërë jeohnë në mediat ndërkombëtare.
“Pas të shtënave të së premtes, prokurorja e përgjithshme Ina Rama lëshoi urdhër-arreste për gjashtë oficerë të Gardës së Republikës, të dyshuar për hapjen e zjarrit. Gjithësesi, kryeministri Berisha vlerësoi punën e gardistëve dhe u premtoi një rrogë mujore shtesë duke thënë se ata kanë zbatuar me korrektësi detyrën”, thotë artikulli i agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Ndërsa CNN lajmin për vendin tonë e hap me titullin: “Rriten kërcënimet. Përshkallëzohen tensionet mes rivalëve politikë në Shqipëri”.

Edhe BBC i ka kushtuar një vend të rëndësishëm Shqipërisë në edicionin e saj on line, me titullin: “Urdhër-arreste për oficerët e Gardës së Republikës”. Ndërsa BBC në shqip shkruan: “Ashpërsohen akuzat mes Berishës dhe Ramës”.

“Politikanët shqiptarë janë në konflikt që prej qershorit të vitit 2009, kur opozita akuzoi Partinë Demokratike për manipulim të zgjedhjeve”, shkruan prestigjozja “The Economist”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi