Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NRG në Top Fest Empty NRG në Top Fest

Tue 25 Jan 2011 - 1:13
Grupi i njohur pejan “NRG Band”, në një intervistë për Kosova Sot kanë thënë se do të marrin pjesë në TOP – Fest. Ata kanë thënë se kënga më të cilën do të paraqiten titullohet “Rina”.“Kënga titullohet “Rina”, tekstin e së cilës e ka shkruar Mithat Sadiku, kurse kompozimin e kam bërë unë. Ende nuk kemi vendosur se me cilin produksion do ta punojmë klipin. Kurse me këtë këngë, pra, ‘Rina’, do të marrim pjesë në festivalin ‘Top Fest’, që pritet shumë shpejt të nisë”, ka thënë Besniku Çaka për gazetën Kosova Sot.Çaka ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të grupit ku ka thënë se ai është shumë i mirë. “Ne e duam dhe e respektojmë muzikën, sepse e kemi profesion, por edhe punë, sepse fitojmë prej saj. Shpresoj se kjo harmoni që është në grup të vazhdojë edhe në të ardhmen”.Sipas tij këngët e tyre janë të veçanta sepse ata kanë një ritëm të këtillë përderisa thotë se ata më parë kanë hulumtuar në shumë stile për të arritur atë që kanë dashur.“Ne shpesh
herë kemi hulumtuar për stile të ndryshme, por, prapë e kemi ruajtur elementin tonë dhe kjo na bënë origjinal, ashtu siç jemi. Dhe çdo këngë që e bëjmë e bëjmë me stilin dhe ritmin tonë”, ka thënë Besniku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi