“Zgjohu”: Po grabitet trashëgimia ilire
Sat 29 Jan 2011 - 0:29
Lëvizja “Zgjohu” në Maqedoni ka shprehur sërish sot shqetësimin e saj për përvetësimin që autoritetet maqedonase po i bëjnë trashëgimisë ilire.
Kryetari i lëvizjes, Artan Grubi ka akuzuar arkeologun Pasko Kuzman, se në bashkëpunim me qeverinë e Shkupit po maqedonizon kulturën shqiptare.
“Pasiguria profesionale e Kuzman e bën atë të rrezikshëm dhe ne e kemi paralajmëruar këtë që në vitin 2007, kur filluan gërmimet politike në Kala, të cilat më pas, me një plan djallëzor, i paraprinë projektit “Shkupi 2014””, ka deklaruar Grubi.
Ai ka theksuar se “Zgjohu” nuk do të lejojë ndërmarrjen e asnjë ekspedite në tokat ilire pa miratimin e shqiptarëve.
Grubi është shprehur se ai respekton civilizimet dhe kulturat e tjera, por ka shtuar se ajo ilire është më e lashta në Maqedoni dhe Ballkan.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi