Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Valbona Çoba: “Njohja me agjentin amerikan Todd dhe dasma ime shqiptare” Empty Valbona Çoba: “Njohja me agjentin amerikan Todd dhe dasma ime shqiptare”

Sun 30 Jan 2011 - 0:10
Ka realizuar shumë ëndrra brenda një kohe jo të gjatë. Është një nga bukuritë më spikatëse shqiptare, me tiparet mesdhetare që ka pushtuar pasarela ndërkombëtare e kopertina prestigjioze.Fotom
odelja e suksesshme, Valbona Çoba, në kërkim të prekjes së Hollywoodit, ka prekur një tjetër ëndërr, martesën.Si lindi dashuria me Toddin, agjentin amerikan? Detaje të dasmës në Tiranë, planeve të reja, si dhe një tjetër ëndërr. Lindja e një fëmije. Gjithçka e rrëfyer nga vetë ajoËshtë një nga bukuritë më të rralla shqiptare që do të dallohej jo vetëm për perfeksionimin e tipareve, elegancës, sharmit e hireve goditëse por përvojën që ngrihet mbi shumë ëndrra.Valbona Çoba, një nga miset e para shqiptare, arrti që pas konkursit të parë, një nga më të vështirët e asaj kohe, t’i jepte kuptim çmimit të bukurisë. Të ndiqte ëndrrat e saj, për t’u bërë një fotomodele dhe aktore hollywoodi. Rrugëtimi i saj është vërtet për t’u admiruar.
Aty ku u duartrokit për shkathtësinë, talentin dhe sigurisht atë që bëri për vetë shumë fansa të një toke tjetër, bukurinë e rrallë shqiptare. Pikërisht në vitin 1997, po në Greqi ajo merr çmimin si “Miss trupi më i bukur”. Pas kësaj, vendos të thyejë kufijtë ndërkombëtarë. Fytyra e saj do të pushtonte kopertinat e “Bazar”, “Elle”, “Down Town” e shumë të tjera po aq të njohura.
Pas Greqisë, Valbona vendosë të shkojë në Amerikë për të guxuar me filmin, ëndrrën e saj të kahershme, pikën e saj të dobët. Një rrugë e vështirë por jo e pamundur për shqiptaren ambicioze. Interpreton në disa seriale televizive dhe filma të mirëfilltë, në role të vogla, por pa mundur të jetë protagoniste. Interpretimet në “Qiunding Light”, “Jo so Nihaal!”, apo “Hitch”, renditen në Cv-në e saj profesionale. Paralelisht konkurron me vajza krejt të panjohura që vijnë të provojnë sfida, por edhe me yje të modës si Laetizia Casta dhe Claudia Schiffer, me të cilat Valbona ka sfiluar në të njëjtën pasarelë.
Në rrugën e saj të gjatë për t’u realizuar, e shpërblyese, ku bukuria plotësohet më tej me dimensionet e një personaliteti të vendosur, ëndrrën e prekur dhe sfida të provuara, Valbona gjen dhe dashurinë e saj. Atë për të cilën ëndërronte ta gjente një ditë.
Duke trokitur e kërkuar për pasionin e saj, filmin, ajo njihet me Toddin agjentin që do e ndihmonte. Valbona rrëfen se njohja me të ishte krejt e rastësishme, një dashuri që lind natyrshëm derisa përfundoi në lidhjen serioze, martesë. Mund të thuhet se është një nga dasmat më të bukura të bëra në hotel “Rogner” vetëm para pak ditësh në Tiranë.
Kështu, fotomodelja dhe aktorja e re i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë madhështore, të dizenjuar me guston elegante të vetë asaj, pranë miqve dhe familjarëve, pikërisht në kryeqytet. Ka realizuar martesën e ëndrrave të saj, një tjetër për të cilën Valbona nuk fliste, duke e mbajtur atë të fshehur brenda vetes, për t’i lënë kohën e merituar.
Në këtë intervistë ajo na rrëfen shumë sinqerisht, gjithçka mbi këtë dashuri të re, martesën e organizuar në “Rogner” me ndihmën e miqve, planet e së ardhmes, si dhe një fëmijë që e dëshiron së shpejti. Ëndrra më e fundit e fotomodeles shqiptare.
Si u njohe me Toddin?
Isha në vazhdim të planeve të mia për aktrimin. Kisha piketuar disa agjenci, rekomanduar nga njerëz që kishin më shumë informacion se unë, për të gjetur një agjent ose një menaxher.
Mund të na tregosh diçka për të?
Mbylla takimin me agjencinë “Gersha” pasi më kishin dhënë emrin e personit që do takoja dhe ky emër ishte Todd. Gjithë preokupimi im ishte se si do prezantohesha si aktore, duke pasur parasysh përvojën dhe veshjen, që duhet të jetë sa më e thjeshtë. Kështu funksionon prezantimi i parë atje. Mbaj mend që kisha veshur një fustan të gjatë të zi, shumë të thjeshtë. Gjatë bisedës nuk u ndjeva shumë rehat, dhe pse pyetjet ishin profesionale dhe ai ishte tepër serioz, kishte diçka që më bënte të ndihesha disi e ngacmuar ndryshe nga takimet me agjente të tjerë.
Si vazhdoi biseda më tej?
Mbaj mend që doja të ikja sa më shpejt nga kjo zyrë, me mendimin se nuk do ndodhte asgjë për qëllimin që unë isha aty. Nuk po kuptoja aspak tipin dhe qëllimin e këtij njeriu, as biseda e as pamja e tij nuk më lanë ndonjë përshtypje. E pyeta nëse, mund të largohesha se kisha një takim tjetër. “Po”, më tha. “Mund të lini numrin e celularit tuaj tek sekretarja se kam një projekt të shpejtë për një film, dhe mbase ju mund të përshtateni atje”, më tha më pas.
Çfarë ndjeve në atë moment?
E lashë numrin pa lënë ndonjë shenjë interesi për atë kërkesë. U tregova thjesht e sjellshme.
Çfarë ishte ajo që të bëri më shumë përshtypje te Toddi?
Pas dy javësh mora një telefonatë nga sekretarja e tij ku flitej për një drekë në një restorant japonez në Beverly Hills. Ndërsa unë prisja informacione, apo emra lidhur me aktrimin, artistet, filmat ndodhi e kundërta. Biseda ishte më shumë shoqërore se sa zyrtare.
Ai njeriu i parë me atë tonin e sigurt dhe serioz që pashë në fillim në zyrë ishte shndërruar, pothuajse, në njeriun e dobët, të pasigurt e të kontraktuar. Kishte emocion dhe aty kuptova ç’kishte ndodhur dhe çfarë nënkuptonte kjo ftesë dreke.
Si vazhdoi lidhja juaj?
Pas kësaj ndodhi që disa telefonatave iu përgjigja, disave jo. Disa ftesave filmash iu përgjigja, të tjerave jo. Kështu kaloi gati një vit. Por dukej se me kalimin e kohës po ndodhte diçka, po afrohesha pa kuptuar si dhe pse shpesh analizoja dhe pyesja veten, pse po lidhem e ndiej për këtë njeri çdo ditë e më shumë.
Kuptova se në pamjen e parë nuk kishte asgjë ngacmuese dhe të veçantë, por duke u njohur dhe ndenjur më shumë me të pashë se brenda tij, thellë-thellë, kishte diçka rrezatuese që s’po i rezistoja dot.
Kur njohe prindërit e tij çfarë impakti pate? Ishte si e prisje?
Prezantimi i parë me prindërit e tij ishte në një premiere filmi. Ai më prezantoi me ta duke iu thënë “my girlfriend”. Mbaj mend që ata u lumturuan shumë. Fjala e parë ishte nga i ati i cili më tha se “kaq të bukura janë vajzat shqiptare?”. Nuk flisnin shumë, vetëm shikonin. Todd më shpjegoi se janë tipa të ftohtë, me ty kanë folur më shumë se me vajzat e tjera.
Si ndodhi propozimi për martesë? Ishte romantik?
Kish kaluar pothuaj më shumë se një vit nga lidhja jonë. Gjithçka kalonte mirë. Ishim të dashuruar dhe të lumtur, bashkëjetonim në një shtëpi të lokalizuar në North Hollywood. Ishte festa e “Thanks Giving”, më e madhja për amerikanët. Familja e tij ftoi mamin dhe babin në shtëpinë e tyre për t’u njohur dhe festuar bashkë.
Kaluam shumë mirë. Më pas, kur prindërit u larguan, ai më ftoi të shkonim në një vend shumë të bukur të quajtur “Laguna Beach”. Ishte çdo gjë e programuar mirë dhe unë insistova të mos shkonim, por ai ngulte këmbë. Nuk ishte në natyrën e tij ‘koklavitja’ e gjërave. Nga shumë detaje unë kuptova që po përgatitej të më propozonte për martesë. Në fakt propozimi ishte shumë romantik.
Ai vjen me një guaskë të madhe, komplet i skuqur dhe i emocionuar duke u ngatërruar me lëvizjet e tij dhe lëvizjet e guaskës nëpër duar e xhepa. Së fundi ulet në rërë dhe arrin të vendosë diçka mbi guaskë. Më pyet: “dëshiron të martohesh me mua ?”. Mbaj mend që nuk u nxitova, po mendohesha pa ditur çfarë ishte emocionuese. I thashë “PO”. Asnjëherë s’e kam parë aq të lumtur.
A bëtë ndonjë ceremoni në Los Angeles edhe me familjen e tij?
Kishim planifikuar të martoheshim në katër korrik në Angli në një nga kështjellat më të mëdha që kishin. Vendosëm kështu sepse ata janë anglezë në radhë të parë, dhe Anglia ishte vendi midis Amerikës dhe Shqipërisë.
Meqë familjarët e mi nuk merrnin dot viza vendosëm të bëjmë një festë në formë party me miqtë e shokët, në “Laguna Beach”, vendi ku dhe më propozoi. Por më munguan njerëzit e mi, kështu që prindërit më sugjeruan të bëj një dasmë dhe në Shqipëri. Ideja ishte vërtet emocionuese, ndaj nuk ngurova.
Do të dukej sikur diçka do t’i mungonte martesës tënde nëse nuk do të ishe veshur me të bardha në Tiranë?
Në Tiranë kam parë kaq e kaq nuse të bukura që kur isha e vogël dhe shpesh e kam menduar veten në vendin e tyre. Shpesh kam thënë “a do dukem unë kaq e bukur me fustan nuseje si kjo apo ajo?”. Jam e lumtur që u bëra nuse në Tiranë, aty ku kam lindur. Do më shoqërojë gjatë gjithë jetës ky emocion dhe gëzim që Tirana ime më dhuroi.
Kush u mor me organizimin?
Fillimisht disa organizime dhe përgatitje nisën në Amerikë, për të cilat unë mendova t’i bënim dhe blinim atje duke mos njohur mundësitë këtu. Unë solla idetë e mia këtu për ngjyrat, kodin dhe dekorin e dasmës. Bisedat e para me Shqipërinë nisën me telefonatat e shumta, me motrën time Eda.
Ajo që bëri të mundur realizimin e ideve ishte “Geraldina Spoza”. Ishte kënaqësi të bashkëpunoje me njerëz aq të dashur, aq profesionalë siç janë Mandi dhe gruaja e tij Marçela. Ata janë miqtë e mi prej kohësh dhe ishte kënaqësi për mua të merrnin pjesë në dasmën time.
Nuk do ta harroj mikpritjen dhe gatishmërinë e çiftit drejtues të “Hotel Rogner”, zotit Florian Ilse dhe zonjës Dagmar Gietmann që me dashurinë dhe elegancën e tyre pritën, mundësuan realizime dhe luks në ambientet e tyre. Them se ata i duan shumë shqiptarët.
Dekorimi i sallës ishte shumë unik, që nga mbulesat e zbukurimet e deri tek detaje të vogla siç duken dhe në foto. E kujt ishte ideja?
Ishte fantastike dhe impresionuese kokteili që u servir dhe përgatit nga shijet ngacmuese të menaxherit të barit në Rogner.
Pse ngjyra e zezë për mbulesa dhe peceta?
Ngjyra e zezë ishte thjesht një zgjedhja ime. Doja që salla t’i përkiste më shumë elegancës dhe klasit se sa shkëlqimit dhe ambientit festiv. Ngjyra argjend dhe e zezë në sallë me zbukurimet e po këtyre ngjyrave them se ia arritën qëllimit.
Pati ndonjë detaj apo diçka tjetër që të mbeti merak se nuk u arrit dot?
Çdo dasmë ka mosrealizime, mbetje qejfi dhe pengje. Shumë gjëra erdhën si rezultat i asaj që ne nuk banojmë këtu. Lidhjet ishin pak të vështira dhe shumë gjëra nuk funksiononin lehtë për ne.
Ti je gjysmë shkodrane dhe gjysmë korçare, dy qytete në skajet e Shqipërisë. Cilët kushërinj ishin me alegro në dasmë?
Po jam gjysmë shkodrane e gjysmë korçare. Pata fatin që me zgjedhjen e Edës të kisha këngëtaren Juliana Pasha që këndoi si këngët shqiptare dhe ato në anglisht, si dhe Sidrit Bejlerin.
Gjithashtu dua të falënderoj shoqen time të ngushtë Aurela Gaçe që me potencën e padiskutueshme të zërit dhe këngëve të saj më bëri më të lumtur. Po aq të gëzuar bëri korçarët dhe shkodranët e mi, duke i çuar aq pranë muzikës së tyre.
Ishe gjatë gjithë dasmës e buzëqeshur dhe shumë e lirshme. Pate ndonjë moment që u preke apo u mallëngjeve?
Kisha vendosur të gëzohesha dhe të merrja pjesë në dasmën time si e ftuar jo si personi që martohet. Pati momente emocionuese kur shkëmbyem unazat, kur hyra në kokteilin që u bë në ambientet e zbukuruar aq bukur jashtë në Rogner dhe u emocionova shumë kur vesha dimitin, këtë veshje aq të bukur të Tiranës.
Qava dhe ndjeva largësinë që mërgimi na ka dhënë pa ia kërkuar dhe pranuar. Kam veshur veshjen e dardhës dhe veshjen e Shkodrës në disa paraqitje popullore si modele në Greqi. Më kish ngelur peng veshja e Tiranës.
Pas dasmës ndërmorët një udhëtim në jug deri në Sarandë. Na tregon diçka mbi këtë? Mendoni të bëni muaj mjalti? Nëse po ku?
Pas dasmës shkuam bashkë me miqtë amerikanë në Sarandë. Ata u mahnitën me bukurinë natyrore të këtyre vendeve, dhe pse koha nuk na ndihmoi. Gjatë udhëtimit kishte shumë mjegull. U mërzita, pasi nuk mund t’ia prezantoja dot misteret natyrore të Llogorasë.
Po këtë e kompensova në Butrint ku u impresionuan, bënë shumë fotografi. Ata thanë se ju jeni popull i bukur dhe me kaq histori. Iu kisha folur që në Amerikë për vendin tim të bukur, historinë dhe lashtësinë dhe s’kisha harruar të shtoja se njerëzit atje janë të bukur, si natyra. Pas dasmës do nisemi për në Angli.
Keni në plan të bëni një fëmijë së shpejti?
Kam plan të bëj fëmijë dhe mezi pres. Tani që dhe martesa ndodhi, them se jam e gatshme për një fëmijë.
January 8, 2011 Berni No Comments
Ka realizuar shumë ëndrra brenda një kohe jo të gjatë. Është një nga bukuritë më spikatëse shqiptare, me tiparet mesdhetare që ka pushtuar pasarela ndërkombëtare e kopertina prestigjioze. Fotomodelja e suksesshme, Valbona Çoba, në kërkim të prekjes së Hollywoodit, ka prekur një tjetër ëndërr, martesën.
Si lindi dashuria me Toddin, agjentin amerikan? Detaje të dasmës në Tiranë, planeve të reja, si dhe një tjetër ëndërr. Lindja e një fëmije. Gjithçka e rrëfyer nga vetë ajo
Është një nga bukuritë më të rralla shqiptare që do të dallohej jo vetëm për perfeksionimin e tipareve, elegancës, sharmit e hireve goditëse por përvojën që ngrihet mbi shumë ëndrra.
Valbona Çoba, një nga miset e para shqiptare, arrti që pas konkursit të parë, një nga më të vështirët e asaj kohe, t’i jepte kuptim çmimit të bukurisë. Të ndiqte ëndrrat e saj, për t’u bërë një fotomodele dhe aktore hollywoodi. Rrugëtimi i saj është vërtet për t’u admiruar.
Ka një vijimësi të mbushur me shumë peripeci, sakrificë, betejë, ambicie por që rrezaton sukses. Sepse Valbona ka dhënë shumë për t’i bërë ëndrrat tokësore, duke provuar shijet e tyre të ëmbla.
Është bukuria shqiptare, me tiparet mesdhetare, e cila në Greqi u epitetua si “vajza shqiptare me sytë e bukur”. Ishte vendi ku do të ndalej për një kohë të gjatë, aty ku emri i saj mori përmasë, duke u lançuar në një emision të përditshëm. Në televizionin grek do të shfaqej çdo ditë.
Aty ku u duartrokit për shkathtësinë, talentin dhe sigurisht atë që bëri për vetë shumë fansa të një toke tjetër, bukurinë e rrallë shqiptare. Pikërisht në vitin 1997, po në Greqi ajo merr çmimin si “Miss trupi më i bukur”. Pas kësaj, vendos të thyejë kufijtë ndërkombëtarë. Fytyra e saj do të pushtonte kopertinat e “Bazar”, “Elle”, “Down Town” e shumë të tjera po aq të njohura.
Pas Greqisë, Valbona vendosë të shkojë në Amerikë për të guxuar me filmin, ëndrrën e saj të kahershme, pikën e saj të dobët. Një rrugë e vështirë por jo e pamundur për shqiptaren ambicioze. Interpreton në disa seriale televizive dhe filma të mirëfilltë, në role të vogla, por pa mundur të jetë protagoniste. Interpretimet në “Qiunding Light”, “Jo so Nihaal!”, apo “Hitch”, renditen në Cv-në e saj profesionale. Paralelisht konkurron me vajza krejt të panjohura që vijnë të provojnë sfida, por edhe me yje të modës si Laetizia Casta dhe Claudia Schiffer, me të cilat Valbona ka sfiluar në të njëjtën pasarelë.
Në rrugën e saj të gjatë për t’u realizuar, e shpërblyese, ku bukuria plotësohet më tej me dimensionet e një personaliteti të vendosur, ëndrrën e prekur dhe sfida të provuara, Valbona gjen dhe dashurinë e saj. Atë për të cilën ëndërronte ta gjente një ditë.
Duke trokitur e kërkuar për pasionin e saj, filmin, ajo njihet me Toddin agjentin që do e ndihmonte. Valbona rrëfen se njohja me të ishte krejt e rastësishme, një dashuri që lind natyrshëm derisa përfundoi në lidhjen serioze, martesë. Mund të thuhet se është një nga dasmat më të bukura të bëra në hotel “Rogner” vetëm para pak ditësh në Tiranë.
Kështu, fotomodelja dhe aktorja e re i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë madhështore, të dizenjuar me guston elegante të vetë asaj, pranë miqve dhe familjarëve, pikërisht në kryeqytet. Ka realizuar martesën e ëndrrave të saj, një tjetër për të cilën Valbona nuk fliste, duke e mbajtur atë të fshehur brenda vetes, për t’i lënë kohën e merituar.
Në këtë intervistë ajo na rrëfen shumë sinqerisht, gjithçka mbi këtë dashuri të re, martesën e organizuar në “Rogner” me ndihmën e miqve, planet e së ardhmes, si dhe një fëmijë që e dëshiron së shpejti. Ëndrra më e fundit e fotomodeles shqiptare.
Intervista
Si u njohe me Toddin?
Isha në vazhdim të planeve të mia për aktrimin. Kisha piketuar disa agjenci, rekomanduar nga njerëz që kishin më shumë informacion se unë, për të gjetur një agjent ose një menaxher.
Mund të na tregosh diçka për të?
Mbylla takimin me agjencinë “Gersha” pasi më kishin dhënë emrin e personit që do takoja dhe ky emër ishte Todd. Gjithë preokupimi im ishte se si do prezantohesha si aktore, duke pasur parasysh përvojën dhe veshjen, që duhet të jetë sa më e thjeshtë. Kështu funksionon prezantimi i parë atje. Mbaj mend që kisha veshur një fustan të gjatë të zi, shumë të thjeshtë. Gjatë bisedës nuk u ndjeva shumë rehat, dhe pse pyetjet ishin profesionale dhe ai ishte tepër serioz, kishte diçka që më bënte të ndihesha disi e ngacmuar ndryshe nga takimet me agjente të tjerë.
Si vazhdoi biseda më tej?
Mbaj mend që doja të ikja sa më shpejt nga kjo zyrë, me mendimin se nuk do ndodhte asgjë për qëllimin që unë isha aty. Nuk po kuptoja aspak tipin dhe qëllimin e këtij njeriu, as biseda e as pamja e tij nuk më lanë ndonjë përshtypje. E pyeta nëse, mund të largohesha se kisha një takim tjetër. “Po”, më tha. “Mund të lini numrin e celularit tuaj tek sekretarja se kam një projekt të shpejtë për një film, dhe mbase ju mund të përshtateni atje”, më tha më pas.
Çfarë ndjeve në atë moment?
E lashë numrin pa lënë ndonjë shenjë interesi për atë kërkesë. U tregova thjesht e sjellshme.
Çfarë ishte ajo që të bëri më shumë përshtypje te Toddi?
Pas dy javësh mora një telefonatë nga sekretarja e tij ku flitej për një drekë në një restorant japonez në Beverly Hills. Ndërsa unë prisja informacione, apo emra lidhur me aktrimin, artistet, filmat ndodhi e kundërta. Biseda ishte më shumë shoqërore se sa zyrtare.
Ai njeriu i parë me atë tonin e sigurt dhe serioz që pashë në fillim në zyrë ishte shndërruar, pothuajse, në njeriun e dobët, të pasigurt e të kontraktuar. Kishte emocion dhe aty kuptova ç’kishte ndodhur dhe çfarë nënkuptonte kjo ftesë dreke.
Si vazhdoi lidhja juaj?
Pas kësaj ndodhi që disa telefonatave iu përgjigja, disave jo. Disa ftesave filmash iu përgjigja, të tjerave jo. Kështu kaloi gati një vit. Por dukej se me kalimin e kohës po ndodhte diçka, po afrohesha pa kuptuar si dhe pse shpesh analizoja dhe pyesja veten, pse po lidhem e ndiej për këtë njeri çdo ditë e më shumë.
Kuptova se në pamjen e parë nuk kishte asgjë ngacmuese dhe të veçantë, por duke u njohur dhe ndenjur më shumë me të pashë se brenda tij, thellë-thellë, kishte diçka rrezatuese që s’po i rezistoja dot.
Kur njohe prindërit e tij çfarë impakti pate? Ishte si e prisje?
Prezantimi i parë me prindërit e tij ishte në një premiere filmi. Ai më prezantoi me ta duke iu thënë “my girlfriend”. Mbaj mend që ata u lumturuan shumë. Fjala e parë ishte nga i ati i cili më tha se “kaq të bukura janë vajzat shqiptare?”. Nuk flisnin shumë, vetëm shikonin. Todd më shpjegoi se janë tipa të ftohtë, me ty kanë folur më shumë se me vajzat e tjera.
Si ndodhi propozimi për martesë? Ishte romantik?
Kish kaluar pothuaj më shumë se një vit nga lidhja jonë. Gjithçka kalonte mirë. Ishim të dashuruar dhe të lumtur, bashkëjetonim në një shtëpi të lokalizuar në North Hollywood. Ishte festa e “Thanks Giving”, më e madhja për amerikanët. Familja e tij ftoi mamin dhe babin në shtëpinë e tyre për t’u njohur dhe festuar bashkë.
Kaluam shumë mirë. Më pas, kur prindërit u larguan, ai më ftoi të shkonim në një vend shumë të bukur të quajtur “Laguna Beach”. Ishte çdo gjë e programuar mirë dhe unë insistova të mos shkonim, por ai ngulte këmbë. Nuk ishte në natyrën e tij ‘koklavitja’ e gjërave. Nga shumë detaje unë kuptova që po përgatitej të më propozonte për martesë. Në fakt propozimi ishte shumë romantik.
Ai vjen me një guaskë të madhe, komplet i skuqur dhe i emocionuar duke u ngatërruar me lëvizjet e tij dhe lëvizjet e guaskës nëpër duar e xhepa. Së fundi ulet në rërë dhe arrin të vendosë diçka mbi guaskë. Më pyet: “dëshiron të martohesh me mua ?”. Mbaj mend që nuk u nxitova, po mendohesha pa ditur çfarë ishte emocionuese. I thashë “PO”. Asnjëherë s’e kam parë aq të lumtur.
A bëtë ndonjë ceremoni në Los Angeles edhe me familjen e tij?
Kishim planifikuar të martoheshim në katër korrik në Angli në një nga kështjellat më të mëdha që kishin. Vendosëm kështu sepse ata janë anglezë në radhë të parë, dhe Anglia ishte vendi midis Amerikës dhe Shqipërisë.
Meqë familjarët e mi nuk merrnin dot viza vendosëm të bëjmë një festë në formë party me miqtë e shokët, në “Laguna Beach”, vendi ku dhe më propozoi. Por më munguan njerëzit e mi, kështu që prindërit më sugjeruan të bëj një dasmë dhe në Shqipëri. Ideja ishte vërtet emocionuese, ndaj nuk ngurova.
Do të dukej sikur diçka do t’i mungonte martesës tënde nëse nuk do të ishe veshur me të bardha në Tiranë?
Në Tiranë kam parë kaq e kaq nuse të bukura që kur isha e vogël dhe shpesh e kam menduar veten në vendin e tyre. Shpesh kam thënë “a do dukem unë kaq e bukur me fustan nuseje si kjo apo ajo?”. Jam e lumtur që u bëra nuse në Tiranë, aty ku kam lindur. Do më shoqërojë gjatë gjithë jetës ky emocion dhe gëzim që Tirana ime më dhuroi.
Kush u mor me organizimin?
Fillimisht disa organizime dhe përgatitje nisën në Amerikë, për të cilat unë mendova t’i bënim dhe blinim atje duke mos njohur mundësitë këtu. Unë solla idetë e mia këtu për ngjyrat, kodin dhe dekorin e dasmës. Bisedat e para me Shqipërinë nisën me telefonatat e shumta, me motrën time Eda.
Ajo që bëri të mundur realizimin e ideve ishte “Geraldina Spoza”. Ishte kënaqësi të bashkëpunoje me njerëz aq të dashur, aq profesionalë siç janë Mandi dhe gruaja e tij Marçela. Ata janë miqtë e mi prej kohësh dhe ishte kënaqësi për mua të merrnin pjesë në dasmën time.
Nuk do ta harroj mikpritjen dhe gatishmërinë e çiftit drejtues të “Hotel Rogner”, zotit Florian Ilse dhe zonjës Dagmar Gietmann që me dashurinë dhe elegancën e tyre pritën, mundësuan realizime dhe luks në ambientet e tyre. Them se ata i duan shumë shqiptarët.
Dekorimi i sallës ishte shumë unik, që nga mbulesat e zbukurimet e deri tek detaje të vogla siç duken dhe në foto. E kujt ishte ideja?
Ishte fantastike dhe impresionuese kokteili që u servir dhe përgatit nga shijet ngacmuese të menaxherit të barit në Rogner.
Pse ngjyra e zezë për mbulesa dhe peceta?
Ngjyra e zezë ishte thjesht një zgjedhja ime. Doja që salla t’i përkiste më shumë elegancës dhe klasit se sa shkëlqimit dhe ambientit festiv. Ngjyra argjend dhe e zezë në sallë me zbukurimet e po këtyre ngjyrave them se ia arritën qëllimit.
Pati ndonjë detaj apo diçka tjetër që të mbeti merak se nuk u arrit dot?
Çdo dasmë ka mosrealizime, mbetje qejfi dhe pengje. Shumë gjëra erdhën si rezultat i asaj që ne nuk banojmë këtu. Lidhjet ishin pak të vështira dhe shumë gjëra nuk funksiononin lehtë për ne.
Ti je gjysmë shkodrane dhe gjysmë korçare, dy qytete në skajet e Shqipërisë. Cilët kushërinj ishin me alegro në dasmë?
Po jam gjysmë shkodrane e gjysmë korçare. Pata fatin që me zgjedhjen e Edës të kisha këngëtaren Juliana Pasha që këndoi si këngët shqiptare dhe ato në anglisht, si dhe Sidrit Bejlerin.
Gjithashtu dua të falënderoj shoqen time të ngushtë Aurela Gaçe që me potencën e padiskutueshme të zërit dhe këngëve të saj më bëri më të lumtur. Po aq të gëzuar bëri korçarët dhe shkodranët e mi, duke i çuar aq pranë muzikës së tyre.
Ishe gjatë gjithë dasmës e buzëqeshur dhe shumë e lirshme. Pate ndonjë moment që u preke apo u mallëngjeve?
Kisha vendosur të gëzohesha dhe të merrja pjesë në dasmën time si e ftuar jo si personi që martohet. Pati momente emocionuese kur shkëmbyem unazat, kur hyra në kokteilin që u bë në ambientet e zbukuruar aq bukur jashtë në Rogner dhe u emocionova shumë kur vesha dimitin, këtë veshje aq të bukur të Tiranës.
Qava dhe ndjeva largësinë që mërgimi na ka dhënë pa ia kërkuar dhe pranuar. Kam veshur veshjen e dardhës dhe veshjen e Shkodrës në disa paraqitje popullore si modele në Greqi. Më kish ngelur peng veshja e Tiranës.
Pas dasmës ndërmorët një udhëtim në jug deri në Sarandë. Na tregon diçka mbi këtë? Mendoni të bëni muaj mjalti? Nëse po ku?
Pas dasmës shkuam bashkë me miqtë amerikanë në Sarandë. Ata u mahnitën me bukurinë natyrore të këtyre vendeve, dhe pse koha nuk na ndihmoi. Gjatë udhëtimit kishte shumë mjegull. U mërzita, pasi nuk mund t’ia prezantoja dot misteret natyrore të Llogorasë.
Po këtë e kompensova në Butrint ku u impresionuan, bënë shumë fotografi. Ata thanë se ju jeni popull i bukur dhe me kaq histori. Iu kisha folur që në Amerikë për vendin tim të bukur, historinë dhe lashtësinë dhe s’kisha harruar të shtoja se njerëzit atje janë të bukur, si natyra. Pas dasmës do nisemi për në Angli.
Keni në plan të bëni një fëmijë së shpejti?
Kam plan të bëj fëmijë dhe mezi pres. Tani që dhe martesa ndodhi, them se jam e gatshme për një fëmijë.

Do doje djalë apo vajzë?
Unë do doja vajzë, ndërsa Toddi dëshiron djalë.
Çfarë ndodh me ndjenjat kur martohesh? A ndryshon dashuria?
Them se kur martohesh ndien një lloj shkëputje të madhe që i ngjan atyre shkëputjeve prej universi. Je një person, mendon si një person vendos si një person dhe papritur të duhet të mendosh për dy.
Duhet të mendosh dhe japësh nga vetja shumë gjëra, të kesh shumë durim dhe energji, të dhurosh e të shpalosësh vetëm më të mirat e tua dhe të mënjanosh pa zhurmë ato që ai nuk i pëlqen ose s’do i pranojë dot. Është një përgjegjësi e madhe që po ta dish para se të martohesh ndoshta çdo kush do thoshte “jo”. Megjithatë martesa mbetet e bukur.
Në Shqipëri mendon se tani do të kthehesh më rrallë se më parë?
Në Shqipëri do kthehem vazhdimisht se ka një arsye. Kur kalon kohë, zgjohem në mëngjes me mendimin se diçka më ka humbur. Zgjohem me humor jo të mirë./Revista Shqip/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi