Automjetet, bllokohet tregu
Tue 1 Feb 2011 - 21:58
Në dhjetor numri i automjeteve të përdorura që u shitën në tregun e brendshëm ishte dy herë më i vogël se një vit më parë.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Transporteve tregojnë se shitja e automjeteve të përdorura në vend ka shënuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar një rënie drastike.
Por përse tregu është stopuar? Në qershor të vitit të kaluar Kuvendi miratoi me nismën e qeverisë një ligj, i cili detyron çdo individ që shet një automjet të përdorur të paguajë një taksë shtesë veç asaj që është paguar në doganë kur i njëjti automjet është importuar.
Formula, e cila bazohet kryesisht në vitet e përdorimit të automjetit, prodhon në shumë raste rezultate paradoksale.
Sa më e ulët të jetë vlera e automjetit, aq më e madhe ka gjasa të jetë taksa që duhet të paguhet për të nëse shitet.
Ka raste që sipas kësaj formule, një individ detyrohet të paguajë dyfishin e vlerës me të cilën ai ka shitur automjetin e përdorur, si taksë për qeverinë.
Pas miratimit të ligjit, ministri i Financave, zoti Bode nxori edhe një udhëzim, i cili vendoste taskën edhe tek automjetet e reja, që janë blerë më parë në treg me kilometrazh zero, në çastin kur ato rishiten.
Gjithë kjo paketë ligjore ka prodhuar një situatë kaosi në tregun e automjeteve, ku individët nuk shesin më dhe kur e bëjnë këtë përdorin mënyra të tjera për t’i shpëtuar taksave, si dhënia me prokurë.
Ajo që po ndodh me tregun e automjeteve të përdorura është rasti më ekstrem i dështimit të një politike fiskale, ai ku taksat, tentojnë jo vetëm të deformojnë tregun, por madje të çojnë në zhdukjen e tij.
Kjo është ndër të rrallat herë kur shteti shpik një detyrim i cili as nuk bazohet mbi vlerën e produktit, as nuk është fiks dhe madje nuk është as taksë ekologjike.
Formula është një shpikje shqiptare, pasojë e keqpërdorjes së direktivave të Bashkimit Europian.
Qeverisë ju desh të përballej me presionin e BE për të hequr taksën e importit të autmojeteve, por në vend që të përmbushte këtë detryim, ajo shpiku formulën, e cila në finale as nuk e mbron ambientin pasi ata që i kanë automjetet e përdorura do vazhdojnë t’i përdorin ato, as nuk po sjell të ardhura në buxhet.
Rezultati i vetëm i saj është deformimi i tregut nga qeveria, që thotë se në boshtin e saj ka filozofinë liberale.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi