Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Genta Ismajli merr çmimin e parë në SHBA dhe Kanada Empty Genta Ismajli merr çmimin e parë në SHBA dhe Kanada

Wed 2 Feb 2011 - 1:39
Në një bashkëpunim mes “Zico Tv” në Kosovë, “My music” në Shqipëri dhe “Programi në gjuhën shqipe në RTVM” në Maqedoni, festivali mbarëkombëtar “ÇELËSI MUZIKOR 2009” fillon me edicionin e tretë.E veçanta e këtij organizimi këtë vit është se organizatorët e festivalit do u japin rastin e konkurimit talentëve të rinj, por edhe të gjithë këngëtarëve aktualë të estradës. Festivali ka nisur rrugën e tij para dy viteve ku herën e parë fituese nxori këngëtaren Zafina Ismailin e cila me një kompozim të Flori Mumajesit fitoi vendin e parë dhe kënga e saj u realizua me videoklip dhe akoma mbetet një ndër hitet më të mëdha shqiptare. Edhe pse atëherë ishte paralajëruar mbajtja e një festivali ballkanik në të cilin do merrnin pjesë edhe shumë vende europiane nën organizimin e “Zico’s”, kjo gjë nuk ndodhi me arsyetim se evenimenti ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte kosto shumë të shtrenjtë. Një vit më pas festivali nxori fituese këngëtaren Rezarta Shkurta me këngën “Kapriçoze”. Por këtë radhë festivali është ndarë në disa grupe për t’u dhënë hapësirë të gjithëve, edhe atë për SHBA dhe Kanada, ku fitues janë: Genta Ismajli vendi i parë, Afërdita Dreshaj dhe Valentina Ajdari.

Ndërsa për Shqipërinë konkurrimi bëhet në bashkëpunim me My Music (DigitAlb), Tiranë por nuk dihet data dhe vendi i saktë kur dhe ku do të mbahet. Artistët fitues të Festivalit të muzikës moderne të çmimit të parë, të dytë dhe të tretë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Evropën dhe SHBA & Kanada fitojnë të drejtën të garojnë në finalen e madhe mbarëkombëtare të Festivalit. Finalja e madhe mbarëkombëtare e Festivalit mbahet në Sallën Universale ‘KATANA’, Kastriot- Prishtinë me datë 30.06.2009 në transmetim të drejtpërdrejt nga ora 21:00. Edhe pse ka kohë deri në mbajtjen e natës gala të festivalit, si fituese e mundshme paraqitet këngëtarja atraktive Genta Ismajli.

Prania e saj ka kohë që nuk shihet nëpër festivale në Kosovë
dhe Shqipëri edhe pse fillimet e mbara dhe çmimet e para nëpër festivale asaj i kishin dhënë kurajo për të vazhduar më shumë në muzikë. Nata finale do të jetë një organizim i nivelit të lartë, ku do të jenë të ftuar fytyrat më të njohura publike, ndërkohë që spektakli do udhëhiqet nga Avni Qahili dhe Migena Gorenca.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi