Loreta Kaçka: Do të më shihni ndryshe
Fri 4 Feb 2011 - 21:07
Pas pushimeve që ka bërë gjatë janarit te prindërit e saj në Itali, këngëtarja durrsake Loreta Kaçka është rikthyer siç thotë ajo në “shtëpinë e dytë” në Kosovë për të vazhduar angazhimet e saja muzikore.Pas pushimeve që ka bërë gjatë janarit te prindërit e saj në Itali, këngëtarja durrsake Loreta Kaçka është rikthyer siç thotë ajo në “shtëpinë e dytë” në Kosovë për të vazhduar angazhimet e saja muzikore.Lori, sapo ka realizuar një këngë të re me titull “Pse”, ndërsa është në përgatitje edhe të videoklipit. “Kënga është punuar te Flori, ndërkaq videoklipi do të realizohet nga produksioni “Entermedia”. Jemi vetëm duke diskutuar për të gjetur vendet e realizimit të videoklipit, ndërkaq sapo të jetë gati edhe do të transmetohet”, është shprehur për “Zërin” Lori.Gjatë bisedës me të, ajo ka premtuar se do të vijë ndryshe nga këngët me të cilat jemi mësuar ta shohim deri tash. “Do të më shihni krejt ndryshe në këtë këngë. Kjo këngë është house – dance, është më rinore dhe që dallon paksa nga këngët e mia që kam pasur deri tash, ku publiku është mësuar me balada.Do të vij me stajling ndryshe për të cilat veshje është duke u përkujdesur Vjollca Llapashtica”, ka thënë ajo. Bashkë më angazhimet rreth videoklipit, Lori ka theksuar se gjatë këtij muaji ka shumë mbrëmje dhe koncerte të ndryshme si në trevat e Kosovës, ashtu edhe në diasporë, saqë ndoshta nuk mund të arrijë që të përgatisë ndonjë këngë për të qenë pjesë e festivalit “Top Fest”.
“Kam mbrëmje pa fund. Të dielën do të jem mysafire në emisionin “E diel” në “Top Channel”, ndërkohë që janë edhe festat e “Shën Valentinit”, pastaj trevjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe mbrëmje të tjera, që kështu nuk e di a do të më dalë koha që të përgatitem me ndonjë këngë të re për festivalin ‘Top Fest’”, ka pohuar ajo.
Nuk e di si do ta gjejë “Shën Valentini”
E kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë para festës së “Shën Valentini” si në shaka Lori ka thënë se ende nuk e di se si do ta gjejë ajo ditë. “Nuk e di, ndoshta edhe më gjen vetë e dyta.
Por, kjo vetëm nëse ndodh ndonjë dashuri në shikim të parë”, ka thënë ajo duke qeshur. Pavarësisht se a do të jetë ndonjë person specifik apo jo afër Lorit për këtë festë, e sigurta është se atë do ta gjejë në mesin e publikut në Belgjikë. “Atë ditë do të gjendem në Belgjikë duke kënduar para publikut.
Është një mbrëmje e organizuar nga një shoqatë shqiptare me organizator nga Shkodra dhe besoj se do të jetë një mbrëmje e veçantë”, ka treguar ajo. Në fund të bisedës këngëtarja Kaçka ka thënë se në planet e saj për këtë vit është editimi i një albumi, si dhe shumë këngë të reja me videoklipe.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi