Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Arabët marrin rrugën Tiranë-Elbasan Empty Arabët marrin rrugën Tiranë-Elbasan

Tue 15 Feb 2011 - 15:12
Arabët marrin rrugën Tiranë-Elbasan Rruga-fkruje-lezhe
Duket se qeveria e ka zgjidhur problemin kryesor për ndërtimin e rrugës prej 31.7 km të Tiranë-Elbasan.
Do të jenë bankat arabe financueset e autostradës së re, përgjatë së cilës shtrihet edhe një tunel me gjatësi 4.2 km.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Financave, sipas së cilës është rënë dakord me bankat arabe të BDI-së, Abu Dabit dhe Fondit Kuvajtian, për një fond që mbulon të gjithë projektin.

“Bankat kanë pranuar të japin 400 milionë dollarë, por pas përfundimit të projektit, vlerësohet të merret një kredi në shumën 350 milionë dollarë. Në parim është rënë dakord edhe me termat e kontratës, të cilat parashikohen të leverdishme për palën tonë”, thanë për gazetën përfaqësues të ministrisë.

Gara për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan ishte përqendruar mes bankave arabe dhe atyre europiane, më konkretisht mes Fondit të Opec-ut dhe Bankës Europiane të Investimeve, të cilat kishin shprehur interes për projektin.

Në fillim u duk sikur qeveria do të lidhte marrëveshje me “perëndimin”, duke qenë se financimi për studimin e projektit u akordua nga Komisioni Europian, por në negociata e sipër, Ministria e Financave gjeti më shumë avantazhe dhe leverdi me bankat arabe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi