- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Dafina Rexhepi: Vajza 1 milion!
Sat 26 Feb 2011 - 12:36
Ne e vlerësuam vjet Dafina Rexhepin si zbulimin e vitit dhe si këngëtaren e re më premtuese, e nuk kemi qenë aspak gabim.Ajo është e vetmja debutuese, videoklipet e të cilës kanë pasur më shumë se 1 milion vizitorë, ka realizuar një turne të plotë në mbarë Europën, publikoi një album cilësor dhe po bëhet gati për një të dytë.Po çfarë tjetër ndodhi brenda një viti në jetën profesionale të Dafinës? Lexoni më poshtë intervistën.Dafina përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?Momentalisht jam në Stuttgart të Gjermanisë ku dhe jetoj. Jam e angazhuar me shkollën dhe me orë të solokëndimit.Ku dhe si e keni pritur vitin e ri 2011? A mendoni se do të jetë për ju po aq i suksesshëm sa dhe viti që lamë pas?Vitin e ri e kam pritur në Gjakovë, pasi isha në një nga koncertet që kisha për këtë fundvit. Kalova shumë mirë! Viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për mua, ndërsa këtë vit do të punoj edhe më shumë që të tejkaloj suksesin e viti të kaluar. Si ka ndryshuar brenda një viti jeta juaj profesionale e private, pasi kaluat nga një këngëtare e panjohur, në një prej talenteve të reja më të njohura në skenën e Estradës Shqiptare… – Po është një ndjenjë e mirë të jesh person që njerëzit e njohin dhe shfaqin respekt, por nuk është se më ka bërë ky publicitet tjetër njeri. Mbetem e njëjta duke i respektuar në maksimum të gjithë ata që më respektojnë, ndërsa në jetën private nuk kam ndryshuar shumë, pasi jetoj në Gjermani ku nuk më njohin si këngëtare, ndaj dhe jetoj një jetë krejt normale këtu.
Nëpër festivale, e televizione muzikore, përditë po shohim të debutojnë këngëtarë të rinj, por këngët dhe videoklipet që ju keni publikuar dhe debutuar janë të vetmet (prej talenteve të reja) të cilat kanë arritur që pothuajse secila prej tyre të mbledhin mbi një milion vizitorë. Cila mendoni se ka qenë arsyeja e këtij suksesi ?
Arsyeja e këtij suksesi është që kam punuar shumë dhe gjithmonë jam munduar që të jem e thjeshtë dhe të qëndroj me këmbë në tokë e po ashtu të jem korrekte ndaj fansave të mi që më kanë mbështetur gjithmonë dhe që i dua shumë, se pa ata nuk do të isha kjo që jam.
Meqë përmendëm numrin e vizitorëve të videoklipeve tuaja (në YouTube)… ato ia kanë kaluar nga shikueshmëria dhe shumë artistëve të tjerë shumë të njohur për publikun.Si ju bën të ndiheni dhe ç’mendoni se do të thotë kjo për ju? A mendoni se e keni siguruar vendin tuaj në Estradën tonë?
Kjo në një formë tregon se kemi punuar mirë gjatë vitit të kaluar. Numri i vizitorëve është juria më e mirë e një pune. Në albumin tuaj, ju keni bashkëpunuar me shumë artistë.
A do të vazhdojnë bashkëpunimet dhe për këtë vit e nëse po, a mund të na tregoni diçka më konkrete?
Mendoj që do të ketë bashkëpunime, mirëpo asgjë nuk është konkrete, pasi as vetë nuk kemi vendosur. Idetë janë, lista është dhe duhet vetëm një përcaktim që do të vijë së shpejti. Sigurisht që jemi në pritje të këngës dhe videoklipit tuaj më të ri.
A mund të na tregoni se kur do të kemi rastin që t’i shikojmë, pra kur do të publikohen ato?
Mendoj që së shpejti do të keni mundësinë të shihni këngën që është ende duke u realizuar. Keni rreth tërë vitin që mbani koncerte nëpër Europë. Keni udhëtuar në shumë shtete dhe keni përballuar një publik të ndryshëm nga vendi në vend.
Cili ka qenë momenti më i veçantë, apo nëse mundeni të na tregoni ndonjë histori nga këto koncerte?
Pothuajse në të gjitha koncertet befasia kryesore ishte numri i madh i njerëzve. Kam kaluar mirë kudo që jam ngjitur në skenë. Publiku më ka pritur mirë dhe kjo më ka dhënë forcë gjithnjë. Histori të veçantë nuk ka pasur. Ishin të gjitha të suksesshme. Teksa videoklipet shqiptare, po mbushen me këngëtare të veshura seksi dhe me pamje agresive, ju keni kaluar në rrymë të kundërt dhe po prezantoheni me imazhin e një vajze të ëmbël dhe sa më pranë normales.
Si ka funksionuar ky imazh për ju?
Secili ka shijen e vet. Unë nuk jam kopja e askujt. Nëse veshja e dikujt ka funksionuar tek ato, nuk do të thotë që do të funksionojë apo përshtatet edhe tek unë. Mundohem të jem në përputhje me kohën, por gjithnjë sipas natyrës sime.
E së fundmi…sapo janë mbajtur çmimet “Grammy Awards”. Nëse do të ishte në dorën tuaj, cilat këngëtare do të vlerësonit me çmime?
Me qejf do të bëja tifo për Jennifer Lopez, por albumin e vitit kam mendimin për Beyonce Knowles, ndërsa këngëtarja e vitit do të shpallja Lady Gaga./ Sh2/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi