Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Shpati bëhet imazhi i parfumerisë “Schatze” Empty Shpati bëhet imazhi i parfumerisë “Schatze”

Mon 28 Feb 2011 - 17:31
Këngëtari Shpat Kasapi, të shtunën e kaluar ishte në vendlindjen e tij, në Tetovë, për të promovuar albumin e tij dhe për të ndarë disa disqe për fansat. Ai është zgjedhur nga parfumeria e njohur “Schatze” për të qenë imazh publicitar i tyre për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kontrate, ai së bashku me këngëtaren Adelina Tahiri do të reklamojnë produktet e kësaj parfumerie. Gjatë qëndrimit në Tetovë, ai u ka ndarë disa disqe fansave të tij, kurse ditët në vazhdim të gjithë konsumatorët të cilët do të marrin produkte në shumën prej 1 mijë denarësh, do të kenë dhe një album të Shpatit falas.Kanë kaluar disa vjet që kur këngëtari është fejuar me bukuroshen Afërdita Dreshaj dhe pak ditë më parë festoi “Ditën e të dashuruarve”, i lumtur në krahët e saj.Pikërisht atë ditë, Shpati ka performuar për publikun shqiptar në Athinë, ndërkohë plane të tjera në muzikë Shpati ka realizimin e një klipi që do e realizojë në Shqipëri me “Max production”, këngë kjo në duet me këngëtarin e ri Ton Voka.Pritet që të ngrohet koha dhe të fillojnë xhirimet e klipit të këngës “Imazhi yt”, në të cilën tregohet dashuria për një vajzë të cilën i dashuri prej kohësh nuk e sheh në qytet. Foto nga promovimi i tij kemi siguruar edhe ne. (Blerand Rexhepi)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi