Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Një foshnje nga Florida lindi pa sy! Empty Një foshnje nga Florida lindi pa sy!

Tue 2 Feb 2010 - 10:32
Një foshnje nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lindi pa sy për shkak të një sëmundjeje të quajtur anopthalmia. Bëhet fjalë për një ç’rregullim që drejton në mungesën e indeve të syve dhe qe zakonisht zhvillohet gjatë shtatzënisë. Mjeku Manny Alvarez, kryetar i Departamentit Obstetrik dhe Gjinekologjik në Hackensack University Medical Center në Nju Xhersi, tha se ka parë shumë fëmijë me anomali në sy. Situata zakonisht diagnostikohet me ultratingull. Gjithashtu mund të shoqërohet dhe me anomali të tjera kongjenitale, duke përfshirë zvillimin e parregullt të trurit. Shkaqet e mundshme të (anopthalmia) mund të jenë mutacionet gjenetike, anomalitë e kromosomave dhe faktorët e mjedisit, si ekspozimi ndaj rrezeve X, lëndët kimike, barnat dhe viruset. Lori Garrison, gjyshja e vogëlushes, Brielle, tha se kjo ishte tepër e vështirë për familjen e saj. Brielle ka rrugë të gjatë për të shkuar. Duhet t’i nënshtrohet disa operacioneve, me qëllim që fytyra e saj të mos deformohet për shkak të problemit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi