Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mars, rikthehen filmat e kineasteve femra Empty Mars, rikthehen filmat e kineasteve femra

Wed 2 Mar 2011 - 22:39
Mars, rikthehen filmat e kineasteve femra KINEMAJA-E-GRAVE
Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit do të nderojë filmat e regjizoreve gra, duke shfaqur të pestë të mërkurat e muajit mars, veprat e tyre kryesore.
Shfaqjet do të ndodhin në kinemanë e arkivit, ndërsa muaji mars u zgjodh sepse 8 marsi festohet në Shqipëri si dita e gruas.

Ndonëse janë të pakta gratë shqiptare kineaste, një pjesë e tyre kanë prodhuar filma që kanë zënë një vend të rëndësishën në kinematografinë vendase.

Bëhet fjalë këtu për Xhanfise Kekon dhe disa prej filmave te saj, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Partizani i vogël Velo”, “Kur xhirohej një film”, apo regjizore të tjera që kanë realizuar dokumentarë, si Marianthi Xhako, Donika Muçi, Liri Brahimi, Vitori Çeli e Adriana Elini.

Muaji i grave kineaste u çel sot me tre dokumentarë të Marianthi Xhakos. Më 9 mars do të shfaqen tre filma të Donika Muçit.

Më datë 16 do të ritransmetohen punimet e Liri Brahimit, në 23 mars prodhimet e Vitori Çelit, ndërsa e mërkura e fundit e muajit do t’i dedikohet dy regjizoreve që nuk jetojnë më: artistes së popullit, Xhanfise Kekos dhe dokumentaristes Adriana Elini.

Hyrja është falas, ndërsa filmat do të shfaqen çdo të mërkurë, duke nisur nga ora 12:00, në kinemanë e AQFSH-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi