Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"A mund të kritikosh qeverinë pa frikën e pasojave?" Empty "A mund të kritikosh qeverinë pa frikën e pasojave?"

Mon 7 Mar 2011 - 22:34
Duke parë atë që ndodhi në seancën më të fundit të parlamentit shqiptar, vetiu ngrihen një sërë pikëpyetjesh. Kryetarja e parlamentit, zonja Jozefina Topalli, dha urdhër t'i pritej fjala një deputeti të opozitës, duke urdhëruar më pas gardën që ta nxirrte atë nga salla, thjesht sepse, sipas saj, akuzat e tij për korrupsion ndaj disa antarëve të qeverisë, kryeministrit dhe, së fundi, asaj vetë, qenë shpifje.

Ç'është më shqetësuese, ajo kumtoi se që tash e tutje, rregullorja e re e parlamentit që, siç e dimë, u miratua pak ditë më parë vetëm me votat e shumicës qeverisëse, i jep asaj të drejtën të vendosë se çfarë nga ato që do thonë deputetët gjatë punimeve parlamentare përbën shpifje e çfarë jo. Natyrisht, duke marrë masat ndëshkuese përkatëse. E thënë ndryshe, që tash e tutje do të jetë zonja Topalli ajo që ka të drejtën e gjykimit se cila është vija e hollë që ndan të vërtetën nga gënjeshtra në sallën e parlamentit. Sigurisht, nga ana tjetër, s'ka si të bjerë në sy fakti se zbatimi i parë i këtij neni kaq të diskutueshëm të rregullores së re nis me një konflikt të pastër interesi: zonja Topalli e ndëshkoi zotin Balla, pikërisht atëhere kur ky e akuzoi atë vetë për korrupsion!

Pra, atë çast, paradoksalisht, zonja Topalli ishte njëherësh e akuzuara dhe gjykatësja që vendoste nëse akuza që i bëhej qëndronte apo jo! Por kjo e fundit, sado që shërben për të nxjerr në pah groteskun e situatës, s'është kryesore. Ajo që shqetëson është mendësia që qëndron pas veprimeve të tilla.

Kam përshtypjen se në të vërtetë kjo rregullore e re, qartazi e hartuar jo për të mirërregulluar funksionimin e parlamentit, por më tepër për t'iu përgjigjur një situate të caktuar politike të krijuar momentalisht, përbën një shkelje serioze të kushtetutës, e cila i garanton lirinë e shprehjes, si një ndër të drejtat themelore e të patjetërsueshme, gjithë qytetarëve. Ndërkohë që përfaqësuesit e zgjedhur drejtëpërdrejt nga populli, i garanton pikërisht që të kenë mundësinë të kritikojnë qeverinë e pushtetin, pa frikën e pasojave.


SHEKULLI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi