Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aurela Gaçe në Top 10 të “Eurosong” Empty Aurela Gaçe në Top 10 të “Eurosong”

Wed 9 Mar 2011 - 18:35
Aurela Gaçe, e cila këto ditë lëshon në treg klipin e këngës “Feel the passion”, me të cilin do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e festivalit “Eurosong”, është renditur ndër 10 më të preferuarat e kësaj gare.Sipas sajtit “Esctoday”, ajo bën pjesë në grupin e këngëtarëve më të pëlqyer. Aurela ka punuar për realizimin e këngës në një nga studiot më prestigjioze në Los Angeles, në të cilën kanë punuar këngëtarë të njohur si Ray Charles, Lady Gaga etj.“Unë këndoj me zemër dhe lidhem meaudiencën. Unë kam shumë dashuri dhe ata e ndiejnë këtë. Askush s’mund të mashtrojë audiencën”, ka thënë ajo.E pyetur në lidhje mepritshmëritë që ka për renditjen e saj në “Eurosong” – nëse do të arrijë më shumë se këngëtarët e tjerë që kanë përfaqësuar Shqipërinë, Gaçe është shprehur: “Artistët janë shpesh nën presion, por sigurisht unë shpresoj për të dalë sa më mirë, por kurrë nuk i dihet. Unë ndihem e bekuar dhe e nderuar që do të përfaqësoj vendin tim”.Pas Vaçe Zelës, Gaçe shënon këngëtaren e dytë me më shumë trofe nga Festivali i Këngës në RTSH.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi