Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Vlorë, kërkesë kundër regjistrimit  Empty Vlorë, kërkesë kundër regjistrimit

Wed 9 Mar 2011 - 19:05
Në qytetin e Vlorës ka nisur firmosja e një kërkese që kërkon zyrtarisht anulimin e regjistrimit të popullsisë ku duhet të deklarohet kombësia dhe përkatësia fetare. (UPDATE)
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, nismëtar i një levizjeje që kundërshton këtë proces, ishte në takimin e zhvilluar në qytetin e Vlorës.

“Ata që inspirojnë dhe mbrojnë kauzën e ndryshimit të kombësisë dhe regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare kërkojnë të cënojnë sigurinë kombëtare, rendin juridik, sovranitetin e këtij shteti dhe manipulimin e qeverisë në mënyrë që integrimi të kalojë për Shqipërinë dhe Kosovën nga Athina dhe Beogradi”, ka deklaruar Spahiu.

Nismës kundër regjistrimit të popullsisë në bazë të kombësisë dhe fesë i janë bashkuar shumë juristë, intelektualë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Më pas, pjesëmarrësit e takimit kanë dalë në Sheshin e Flamurit ku ka nisur nënshkrimi i peticionit. I pari që ka firmosur këtë peticion, që do shëtisë në të gjitha qytetet e vendit për t’i dhënë mundësi gjithkujt të shprehë qëndrimin e tij, ka qenë vetë Spahiu.

Më pas peticioni do t’i paraqitet zyrtarisht qeverisë për t’i kërkuar anulimin e regjistrimit të popullsisë në bazë të përkatësisë fetare dhe kombësisë.

Lëvizja mori shkas nga deklaratat e konsullit grek të Korcës që kërkoi deklarimin si grekë gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.Vlorë, kërkesë kundër regjistrimit  KERKESA-VLORE09
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi