Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Japoni, shpërthimi bërthamor i nivelit 4 nga 7 Empty Japoni, shpërthimi bërthamor i nivelit 4 nga 7

Sat 12 Mar 2011 - 19:36
Incidenti bërthamor që ndodhi në centralin e Fukushimës 1, në Japoni, është vlerësuar në nivelin 4 në një shkallë prej 7 nivelesh.
Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Japoneze për Sigurinë Bërthamore dhe Industriale.

Ndërkohë tre persona të evakuuar në zonat pranë çentralit, janë ekspozuar ndaj rrezatimit dhe janë shtruar menjëherë në spital.

Bëhet fjalë për banorë që jetojnë në një rreze pak më të madhe se 3 kilometra nga çentrali.

Rrezatimet janë zbuluar në veshjet e tyre dhe nuk është parë e nevojshme fillimi i proçedurave të dekontaminimit.

Në zonë, autoritetet janë të frikësuar për dëmet e shkaktuara nga impianti bërthamor.

Banorët janë në rradhë të gjata për të marrë ujë të pijshëm.

Katastrofa bërthamore e Çernobilit, në 1986, u vlerësua e nivelit 7, ndërsa incidenti i 1979-s në Three Mile Island i nivelit 5.

Shpërthimi në impiantin e Fukushimas ka hedhur material radioaktiv në rrethinat përreth, ndërsa autoritetet evakuuan banorët 20 kilometra përreth zonës.

Rrjetet ndërkombëtare raportuan se si rrjedhojë e mbinxehjes së reaktorit bërthamor, një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në orën dhjetë dhe pamjet e televizioneve japoneze treguan ambulanca që i vinin në ndihmë punëtorëve të plagosur.Japoni, shpërthimi bërthamor i nivelit 4 nga 7 Impianti-japoni
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi