Frikë nga shpërthimet bërthamore
Sun 13 Mar 2011 - 19:02
Në Japoni ekziston rreziku për një shpërthim të dytë në centralin bërthamor Fukushima 1.Teknikët po përpiqen me të gjithë mjetet të ftohin Reaktorin 3, pas shpërthimit që ndodhi të shtunën në ndërtesën ku ndodhet edhe ai me numër 1. Shefi i Stafit në qeverinë japoneze, Jukio Edano tha se impianti mund t’i bëjë ballë ndikimit dhe vetë reaktori bërthamor nuk do të dëmtohet.
Megjithëse zyrtarët po përpiqen të ulin frikën, punonjësit në centralin elektrik të Tokios thanë se nivelet e radioaktivitetit përreth centralit janë shtuar ndjeshëm, mbi nivelet e lejuara. Të paktën 170 mijë persona u shpërngulën nga zona pranë centralit.
Korrespondenti i BBC-së, në Tokio, Kris Hag, raportoi se shpërthimi në reaktorin 3 do të jetë shumë më serioz sepse aty ka plutonium dhe uranium. Ekspertët thonë se për aq kohë sa autoritetet japoneze mund të ftohin shufrat me lëndë djegëse, duke i mbuluar me ujë, ata mund të shmangin një tragjedi të përmasave të mëdha. Teknikët hapën valvulat e reaktorit 3, duke lejuar daljen e avujve radioaktivë, për të ulur presionin e brendshëm. Qeveria japoneze zgjeroi kufijtë e zonës së shpërnguljes përreth Fukushimas, nga 1 në 20 km, fill pas shpërthimit të parë.
Policia japoneze paralajmëroi se numri i të vdekurve në Mijagi mund të arrijë në 10 mijë viktima. Kjo prefekturë përfshin edhe portin e Minamisanrikut që thuajse nuk ekziston më pas cunamit.
Më herët zyrtarët folën për 2000 të vdekur apo të humbur. Miliona japonezë nuk kanë energji elektrike, vazhdojnë përpjekjet e ushtrisë dhe ekipeve të ndihmës, ndërsa vendi po sheh tanimë shkallën e pasojave të tërmetit shkatërrues.
Organizata e Kombeve te Bashkuara po koordinon operacionet ndërkombëtare të ndihmës. Një luftëanije amerikane ka mbërritur në Japoni për të ndihmuar në operacionet e ndihmës, ndërsa një tjetër pritet të mbërrijë. Në të gjithë vendin mbi 300 mijë njerëz janë shpërngulur.
Pamjet satelitore tregojnë përmasat e shkatërrimit me të cilat u përball Japonia pas tërmetit, më i madhi që ka goditur vendin, i pasuar nga të tjera lëkundje që vazhdojnë të regjistrohen ende.
Në Natori dhe Sendai, që ndodhen në prefekturën e Mijagit, uji përpiu prona dhe çfarë gjeti përpara me shpejtësi. Qyteti i Rikuzen/Takadas, në prefekturën e Ivatas, nuk ekziston më. Ushtria ka gjetur qindra trupa të pajetë.
Ekspertët besojnë se tërmeti 8.9 ballë i shkallës Rihter ka zhvendosur ishullin qendror të Japonisë me 2.4 metra dhe boshtin e Tokës me 10 cm.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi