Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Tifozët, “luftë” për simbolet kombëtare Empty Tifozët, “luftë” për simbolet kombëtare

Mon 14 Mar 2011 - 21:00
Tifozët, “luftë” për simbolet kombëtare ALEANCA-MBULIM_tn_5
Në mbështetje të iniciativës për restaurimin e monumentit ku prehen eshtrat e 5 figurave të shquara të historisë së Shqipërisë, Cerciz Topulli, Bajo Topulli, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri dhe Andon Zako Cajupi janë vënë edhe grupimet e tifozëve të kombëtares shqiptare.


Ata ishin në kodrën ku ndodhen varret në Gjirokastër dhe kanë vendosur lule, si dhe u kanë dorëzuar nismëtarëve të restaturimit të zonës një sasi të konsiderueshme parash që do shërbejnë për rindërtimin e këtij monumenti.

Varret e këtyre figurave të shquara të historisë shqiptare, të lëna në harrese prej vitesh, kanë motivuar një grup të rinjsh nga Gjirokastra të kërkojnë ndihmë për restaurimin.

Nën moton, “Kapedan do ta bëjmë”, të rinj dhe studiues kanë bërë thirrje për rizgjimin e vetëdijes kombëtare dhe mbrojtjen e simboleve.

Prej 20 vitesh në këtë vend nuk është kryer asnjë restaurim ndërsa iniciatorët e këtij rizgjimi thonë se përgjegjësia shkon për të dy anët e politikës, njëherazi për pushtetin lokal dhe qëndror, të cilët në përpjekje për të ndarë kompetencat kanë arritur të zhbëjnë simbole të identitetit kombëtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi