Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Berat, arrestohen mashtruesit Empty Berat, arrestohen mashtruesit

Tue 22 Mar 2011 - 14:55
Berat, arrestohen mashtruesit Berati-1
Drejtoria e policisë së Beratit ka arestuar dy persona me akuzën e mashtrimit. Ata janë Moisi Cunaj, 46 vjec dhe Ramadan Baho, 53.

Ata ranë në pranga pas operacionit të koduar me emrin “komuniteti”. Prokuroria e Beratit, në bashkëpunim me zyrën e krimit financiar, drejtorinë e policisë në Elbasan dhe Gjirokastër, finalizoi këtë operacion.

Të dy mashtruesit mbaheshin nën vëzhgim. Ata kishin krijuar një shoqëri të ashtuquajtur mediatike me emrin Komuniteti dhe me anë të saj bënin mashtrime duke bindur persona të ndryshëm që në shkëmbim të punësimit si gazetarë të paguanin deri në 100 mijë lekë.

Atyre iu premtohej se pas një periudhe prove do t’i conin për studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, mashtruesit premtonin edhe zgjidhjen e problemeve ligjore, apo se do të ndikonin për të bërë amnisti për të dënuarit në burgje.

Në disa raste është vërtetuar se ata kanë përfituar shuma deri në 100 mijë euro. Pas marrjes së denoncimeve për mashtrim, policia bllokoi materialet në zyrën lokale të shoqërisë së ngritur në qytetin e Beratit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi